Categories: maqedoni

ASH kërkon transparencë për vaksinat BCG: Shëndeti i fëmijëve nuk është vend për eksperimente

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se informacionet rreth vaksinave BCG kanë ngritur shqetësime të mëdha dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe VLEN.

Të lidhura

None found

Sipas ASH-së, dy lotet e vaksinës BCG, për të cilat në Kroaci janë shfaqur dyshime pas rasteve të osteomielitit te katër fëmijë, në Maqedoninë e Veriut tashmë janë përdorur. Afati i përdorimit të tyre ka përfunduar në qershor, ndërsa pas alarmit të ardhur nga Kroacia është ndalur përdorimi i vaksinës së prodhuesit bullgar. Procesi i imunizimit do të vijojë me vaksina të një prodhuesi japonez.

Kjo situatë, sipas tyre, kërkon përgjigje për disa çështje thelbësore: sa fëmijë në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar me këto dy lote dhe nëse ata janë mbikëqyrur apo i janë nënshtruar kontrolleve të posaçme pas njoftimeve nga Kroacia.

ASH pyet gjithashtu përse publiku u informua vetëm pasi shqetësimi u bë i ditur në një shtet tjetër.

Partia thekson se deklarata se deri tani nuk janë konstatuar reaksione të padëshiruara nuk mjafton. Ministria e Shëndetësisë, sipas saj, duhet të bëjë publike të gjitha të dhënat, përfshirë numrin e fëmijëve të vaksinuar me këto lote, rezultatet e kontrolleve dhe analizave, si dhe masat e marra pas ngritjes së dyshimeve.

“VLEN duhet ta kuptojë se Ministria e Shëndetësisë nuk është vend për improvizime dhe reagime të vonuara. Kur bëhet fjalë për shëndetin e të porsalindurve, institucionet duhet të reagojnë me kohë, me transparencë dhe me përgjegjësi të plotë”, deklarojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

ASH kërkon transparencë të menjëhershme dhe përgjigje konkrete, duke nënvizuar se shëndeti i fëmijëve nuk mund të trajtohet përmes heshtjes ose sqarimeve të dhëna vetëm pasi çështja të bëhet publike./Telegrafi/

të fundit

Gjini: Bllokadat politike i përkasin së shkuarës, Aleanca do të jetë opozitë e pakompromis

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës, duke thënë se me…

2 minutes ago

Reforma territoriale/ Mazniku-opozitës: Njerëzit nuk duan harta, por shërbime të përmirësuara nga Bashkia

Një prej hartuesve të ligjit të Reformës Territoriale dhe bashkëkryetari i Komisionit të ngritur në lidhje me këtë nismë ligjore,…

9 minutes ago

IKD i kërkon presidentes Shiroka-Pula të udhëheqë me pavarësi, transparencë dhe në mbrojtje të Kushtetutës

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës, rikujton se Presidentja ka…

12 minutes ago

Ali Ahmeti për Nexha Lutfisë: Pas 25 vitesh pranë meje, humba një mik

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë, i njohur si Nexha, i…

26 minutes ago

Justina Shiroka-Pula, me lidhje profesionale dhe familjare me shqiptarët e Maqedonisë

Akademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës. Deri tash ajo ka qenë kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të…

27 minutes ago

Dy menaxherë financiarë të “Lotarisë Shtetërore” nën arrest shtëpiak dhe paraburgim, dyshohen për përvetësimin e 1.3 milion eurove

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, duke vepruar sipas një propozimi nga Prokuroria, urdhëroi paraburgim dhe…

29 minutes ago