maqedoni

ASH-ja refuzon thirrjen e Lëvizjes BESA, konfirmon pjesëmarrjen në takimin e liderëve

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari vlerëson se duhet të ketë komunikim mes partive shqiptare, por jo edhe të ulen ndaras nga partitë e tjera sepse do të krijohet alibi që të akuzohen për “Platformën e dytë të Tiranës”. Me këtë Taravari lë të kuptohet se nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Kreu i ASH-së mbrëmë njoftoi se do të merr pjesë në takimin e ditës së hënë të ftuar nga kryeministri.

“Me Lëvizjen Besa dhe gjitha partitë shqiptare jemi në komunikim të vazhdueshëm. Ideja të ulemi, të komunikojmë dhe t’i sjellim vendimet së bashku. Unë me sa e shoh të gjitha partitë janë pro asaj që e kemi thënë për 20%. Nuk duhet t’i japim dikujt arsye që të thirret Platforma e dytë e Tiranës. Mendojmë se mund ta menaxhojmë atë duke diskuar dhe duke e mbajtur këtë diskutim të vazhdueshëm”, tha Arben Taravari, U.D kryetar i ASH-së.

Të lidhura

None found

BDI vlerëson se për t’u harmonizuar partitë shqiptare, mjafton takimi i ditës së hënë në Kuvend. Këtë e tha nënkryetari i kësaj partie, Arbër Ademi në emisionin “Rruga drejt” në Alsat.

“E konsiderojmë të rrugës që të gjitha partitë politike të ulen, të diskutojnë, të argumentojnë qëndrimet e tyre dhe të bisedojnë për të gjitha çështjet e hapura. Nuk mendoj se është koha për protagonizëm, bajraktarizma dhe për të pasur ndonjë rol parësorë në këtë proces”, deklaroi Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së.

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha akuzoi BDI-në për keqpërdorimin e Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare në vitin 2017. Sipas Hoxhës, keqpërdorimin e BDI-së e dëshmon qasja e saj tani ndaj ftesës së Kasamit për tryezën e përbashkët.

“Atëherë BDI duhet ta pranon se në 2017 mekanizmin e Deklaratës së partive politike shqiptare, a e ka keqpërdorur vetëm për t’u rikthyer në Qeveri. Situata politike në ato kohë ishte shumë më senzitive se sa është sot. Tani jemi në kushte shumë më normale, më paqësore dhe më të qeta në aspektin e raporteve ndër-etnike në vend”, u shpreh Arjanit Hoxha, zëvendëskryetar i Lëvizjes Besa.

Ndërkohë Alternativa i është përgjigjur negativisht thirrjes së Kasamit, ndërsa akoma nuk e kanë pranuar thirrjen e kryeministrit për takimin në Kuvend ku janë ftuar liderët e të gjitha partive parlamentare. Ndërkohë kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se për pjesëmarrjen në takimin e liderëve do të vendoset pas konsultimeve brenda partisë. Derisa formati i takimit në Kuvend por merr formë, burime nga Lëvizja Besa thonë se do të presin reflektimin e liderëve shqiptarë deri javën që vjen, përkatësisht deri pas takimit të ditë së hënë. /Alsat.mk

të fundit

Shkëlzen Bushi pas shoqërimit nga policia: Protesta ka mbështetjen e 80% të shqiptarëve, këta kërkojnë gjak

Shkëlzen Bushi, një nga protestuesit e shoqëruar nga policia pas protestës së zhvilluar një ditë më parë para Parlamentit, ka…

3 minutes ago

Zjarr në zonën e Gërhotit në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren (VIDEO)

Në Gjirokastër në orët e mesditës të së kësaj të mërkure është shfaqur një zjarr problematik në zonën e Gërhotit.…

4 minutes ago

Toshkovski: “Safe City” së shpejti do të gjobisë edhe shoferët me targa të huaja në mbarë Maqedoninë

Shoferët që kalojnë tranzit nëpër Maqedoninë e Veriut do të përfshihen në sistemin "Safe City", do të ketë edhe gjoba…

5 minutes ago

Kualifikimi i Meksikës mbyllet me tragjedi, tre tifozë humbin jetën gjatë festimeve

Tre persona kanë humbur jetën nga asfiksia, pasi mijëra tifozë mbushën rrugët e Ciudad de Mexico për të festuar kualifikimin…

5 minutes ago

Bugatti sjell krijimin e saj të fundit unik, të stolisur me porcelan të vërtetë

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Bugatti bashkëpunoi me Königliche Porzellan-Manufaktur Berlin për të krijuar një Veyron Grand Sport të veçantë.Ajo që…

16 minutes ago

Lamborghini prezanton Urus-in më të fuqishëm që ka prodhuar ndonjëherë

Pothuajse një dekadë më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar me SUV-in e parë të Lamborghini-t.Urus origjinal debutoi me një motor…

17 minutes ago