maqedoni

ASH-ja nuk jep detaje për emrat e drejtorëve, “zjarrit” i merret zv/ministri i mbrojtjes

Numrin më të madh të drejtorive të cilat do ti udhëheq Aleanca për Shqiptarët, do të merren nga Alternativa dhe nga “Grupi i Zjarrit” në BDI.

Sipas informatave të siguruara nga Alsat, prej burimeve brenda ASH-së, Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Arben Taravari janë marrë veshtë edhe për numrin më të madh të drejtorive qendrore.

Të lidhura

None found

Nga Drejtoritë të cilat i ka udhëhequr Alternativa, ASH-së i kalojnë MPSO, Fondi pensional, Spitali i Tetovës dhe Hekurudhat – Transporti. Ndërsa prej kuadrove të cilat janë të afërta me “Grupin e Zjarrit”, siç mëson Alsat, ASH do të udhëheq me Spitalin Psikiatrik në Bardovcë.

Ndërsa nga BDI do të marrë Teatrin e Tetovës dhe Inspektoratin për Arsim.

Nga drejtoritë e udhëhequra nga LSDM, ASH-së do ti takojnë Postat e Maqedonisë dhe Drejtoria për menaxhim me pronën e sekuestruar. Siç mësohet, pazar mes ASH-së dhe Kovaçevskit është edhe Avokati i Shtetit.

Në drejtoritë qendrore, ASH do të ketë edhe tre zëvendësdrejtorë. Dy i merr nga BDI dhe atë, Zëvendësdrejtorin e DAP-it dhe atë të ELEM-it, ndërsa nga Alternativa do ta marrë zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport. Partia e Taravarit do të drejtoj edhe Qendrën ndërkomunale për punë sociale në qytetin e Shkupit

Alsat mëson se ASH-së do i takojnë edhe dy sekretar shtetëror dhe atë, Ministrinë e Punës dhe politikës sociale, si dhe në ministrinë për Sistem politik.

Për shkak të “luftës” në BDI mes Ahmetistëve dhe “Grupit të Zjarrit”, ASH mori edhe Zëvendësministrin e Mbrojtjes, i cili udhëhiqet nga Bashkim Asani, i cili është i afërt me strukturat e Grupit të Zjarrit në Gostivar.

Sipas marrëveshjes mes Kovaçevskit dhe Taravarit, ASH do të udhëheqë edhe me disa drejtori të tjera, por të cilat për momentin nuk bëhen të ditura nga asnjëra palë.

 DREJTORITË

MEPSO – Alternativës

Fondi pensional –                                             Alternativa

Hekurudhat – Transporti –                        Alternativës

Spitali i Tetovës –                                              Alternativë

Spitali Psikiatrik – Bardovcë –                       BDI (Grupi i Zjarrit)

Avokati i Shtetit –                                             /////

Inspektoratin për Arsim –                               BDI

Teatri i Tetovës –                                             BDI

Postën e Maqedonisë –                                   LSDM

Drejtoria për menaxhim me pronën e sekuestruar –       LSDM

 ZV/DREJTOR

Zëvendësdrejtor në DAP                                                    BDI

Zëvendësdrejtor në ELEM                                                     BDI

Zëvendësdrejtor në Agjencinë për rini dhe Sport         Alternativa

 SEKRETAR SHTETËROR

Në ministrinë për sistem politik

Në ministrinë për punë dhe politikë sociale

Zëvendësministër të Mbrojtjes (Grupi i zjarrit)./Alsat.mk

të fundit

Benatia reagon ashpër për largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi: “E trajtuan si mbeturinë

Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…

4 hours ago

Wenger tërhiqet nga gara për presidencën e FIFA-s

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…

4 hours ago

Zhupa: Saranda municipality did not seek funding for the city’s cinema; its dignity will be restored after May 9

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…

4 hours ago

Pandeli Majko at Socialist Party assembly: I have information about 1,000 hours of explicit and corruption-related footage; resign before it is released

Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…

4 hours ago

Netanyahu renews call for unity government after election defeat; Eisenkot rejects it: “These tricks don’t work on me

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…

4 hours ago

Fifi flet për dasmën me Adisin dhe zbulon kë do të shihte në Eurovizion

Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…

5 hours ago