Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas ceremonisë së organizuar për 25-vjetorin e Njësisë për Intervenim të Shpejtë pranë MPB-së së Maqedonisë së Veriut, e njohur si EBR.
None found
Sipas kësaj partie, në aktivitet nuk ka qenë i pranishëm asnjë shqiptar dhe nuk është përdorur asnjë fjalë në gjuhën shqipe. ASH vlerëson se ceremonia ka përcjellë pamjen e një institucioni të një shteti njëetnik.
Në reagimin e saj të plotë, Aleanca për Shqiptarët thekson se EBR-ja e shënoi jubileun 25-vjeçar përmes një ceremonie shtetërore, ku u ndanë dekorata dhe mirënjohje. Megjithatë, sipas partisë, ajo që u pa në këtë ngjarje krijonte përshtypjen e një institucioni të një shteti njëetnik.
ASH pretendon se në ceremoninë zyrtare nuk mori pjesë asnjë shqiptar, ndërsa gjuha shqipe mungoi plotësisht nga skena institucionale. Sipas reagimit, i pranishëm nuk ishte as zëvendësministri shqiptar i Punëve të Brendshme.
Në kuadër të ceremonisë u shpërblye pjesëtari më i mirë, ndërsa pllaketa iu dorëzuan drejtuesve institucionalë. Gjithsej 33 pjesëtarë u nderuan për 25 vjet shërbim, por ASH thotë se shqiptarët sërish mbetën të padukshëm, sikur nuk ekzistojnë në këtë shtet.
Partia e cilëson të papranueshme dhe të pajustifikueshme që kjo çështje të trajtohet si një lëshim i thjeshtë protokollar.
“Ku është VLEN-i? Ku është zëvendësministri Astrit Iseni?”, pyet ASH, duke ngritur dilema për rolin e përfaqësimit shqiptar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nëse në një jubile të tillë shqiptarët dhe gjuha shqipe largohen nga pamja institucionale.
Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjigje publike nga MPB-ja për numrin e shqiptarëve që janë aktualisht pjesë e Njësisë për Intervenim të Shpejtë, për numrin e shqiptarëve mes 33 të dekoruarve, për arsyen e mungesës së gjuhës shqipe në ceremoni dhe për mospraninë e zëvendësministrit shqiptar.
Sipas ASH-së, VLEN-i mund të vazhdojë të numërojë funksionet e veta, ndërsa qytetarët, siç thuhet në reagim, po shohin çdo ditë se sa shqiptarë po zhduken nga institucionet. Partia shton se heshtja përballë kësaj situate nuk përbën përfaqësim, por vetëm dekor të pushtetit të OBRM-PDUKM-së.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Rreth orës 15:00, në…
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë dhjetëditëshit të dytë të muajit gusht është konfirmuar rasti i parë…
Fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë që nga 1 shtatori, duke kaluar nga dy në…
Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Sipas raportimeve, është arrestuar…
Operatorët e transportit publik, brenda një periudhe të shkurtër, kanë ngritur sërish alarmin se nuk po arrijnë të përballojnë kostot…
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Rreth orës 15:00, në…