Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur hetimet ndaj një punonjësi të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë, nën dyshimin për veprën penale “Pranimi i shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.
None found
Sipas dyshimeve të prokurorisë, personi në fjalë, i cili shërbente si shofer i një zyrtari të lartë qeveritar, gjatë periudhës 24 korrik–4 shtator të këtij viti i ka kërkuar një qytetari 1.500 euro. Paratë dyshohet se do të përdoreshin në këmbim të ndërhyrjes së tij te zyrtarë të Qytetit të Shkupit për punësim përmes konkursit për pranimin e zjarrfikësve.
Denoncimi është bërë nga qytetari i dëmtuar. Pas njoftimit, Njësia për Luftimin e Korrupsionit në kuadër të Byrosë për Siguri Publike, në bashkëpunim me prokurorin publik kompetent, zhvilloi veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave.
Më 4 shtator 2026, i dyshuari u arrestua në flagrancë teksa po merrte 500 euro, pjesë e shumës totale prej 1.500 eurosh. Prokuroria bëri të ditur se paratë ishin shënuar paraprakisht.
Për të dyshuarin u kërkua masa e paraburgimit, për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit te dëshmitarët dhe rrezikut që të përsëriste veprën penale. Gjykatësi i procedurës paraprake e miratoi kërkesën dhe caktoi 30 ditë paraburgim.
Ministria e Punëve të Brendshme kishte njoftuar më herët se D.C., i punësuar si shofer në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë së RMV-së, ishte ndaluar pasi u kap duke pranuar para të shënuara paraprakisht.
Prokuroria vlerëson se raportimi në kohë i rasteve korruptive dhe bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet janë me rëndësi të veçantë.
Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo kërkesë apo ofrim ryshfeti, si dhe rastet e ndikimit të kundërligjshëm. Sipas Prokurorisë, denoncimet e tilla ndihmojnë në reagimin e shpejtë, sigurimin e provave dhe marrjen e masave efikase nga institucionet kompetente.
Partizani i Mislav Karoglan ka filluar të “reflektojë” në kampionat, teksa sot arriti të bëjë “detyrën” ndaj Laçit, duke marrë…
Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku efektivët e policisë kanë përdorur autobotin me ujë me presion në drejtim…
Prodhuesi japonez, Honda po përgatitet të fusë në prodhim një motor të ri motoçiklete me teknologji të pazakontë, i cili…
Kompania franceze Renault, në bashkëpunim me kompaninë belge John Cockerill, po zhvillon një automjet elektrik ushtarak pa ekuipazh, i cili…
Si pjesë e javës së 9-të të Bundesligës, FC Bayern Munich luan sot jashtë fushe kundër Mainz në MEËA Arena…
Një protestues, në një prononcim për News24, deklaroi se nuk trembet as nga gjobat, as nga dhuna policore dhe as…