Një 46-vjeçar me inicialet S.O. nga Haraçina është privuar nga liria nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, pasi autoritetet përcaktuan se automjeti i tij ishte përfshirë në aksidentin me pasojë vdekjen në rrugën “Radishanska”.
None found
Ngjarja ndodhi më 7 gusht dhe në të u përfshinë një automjet “Alfa Romeo”, që drejtohej nga S.B. (47), si dhe një motoçikletë “Kavasaki”, me drejtues N.M. (19). Motoçiklisti 19-vjeçar nga fshati Pobozhje humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve, ndërsa shoferi i “Alfa Romeos” mori lëndime trupore.
Nga këqyrja e vendit të aksidentit dhe analizimi i video-incizimeve të siguruara, policia arriti në përfundimin se në shkaktimin e përplasjes kishte rol edhe një “Seat Altea” me targa të Shkupit, ndonëse mes automjeteve nuk pati kontakt fizik.
MPB-ja njoftoi se personi që drejtonte “Seat Altea”-n u largua nga vendngjarja pa u dhënë ndihmë të lënduarve. Shoferi dhe automjeti u lokalizuan rreth orës 19:40 në Haraçinë, ndërsa më pas S.O. u shoqërua në stacionin policor, ku u mor në pyetje.
Pasi rasti të dokumentohet në tërësi, ndaj 46-vjeçarit do të paraqitet kallëzimi përkatës.
Në një konferencë për media pas ndërprerjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kreu i LVV-së, Albin…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media pasi u ndërpre seanca konstituive. Seanca konstituive u ndërpre…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për shpalljen e…
Spanja ka vendosur kontrolle kufitare për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë nga Italia nëpërmjet ajrit ose detit, duke përshkallëzuar përplasjen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar projektin “Smart City Albania”, duke ngritur pikëpyetje mbi rritjen e kostos, mungesën…
Parlamenti Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) ka dorëzuar sot në Ministrinë e Drejtësisë një kërkesë zyrtare për mundësimin…