Categories: maqedoni

Arrestohet 21-vjeçari nga Idrizova, dyshohet se plagosi rëndë një 15-vjeçar pas një konflikti

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 01.08.2026, në orën 12:30, efektivët e SPB Shkup arrestuan në Shkup V.H. (21), banues në fshatin Idrizovë të rrethinës së Shkupit.

Të lidhura

None found

Arrestimi pasoi denoncimin e bërë nga I.B. (44), sipas të cilit, më 31.07.2026, rreth orës 23:50, në fshatin Idrizovë, V.H. i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore djalit të tij 15-vjeçar. Ngjarja lidhet me një prishje të mëhershme të rendit dhe qetësisë publike.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup do të parashtrojë kallëzim penal për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, të parashikuar nga neni 131 i Kodit Penal.

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

Arrestohet në Greqi 26-vjeçari që pranoi vrasjen e skocezes, trupin e 38-vjeçares e fshehu në valixhe

Një 26-vjeçar është arrestuar nga autoritetet greke në lidhje me vdekjen e një gruaje skoceze, trupi i së cilës u…

1 minute ago

Jet Ski në duart e një 12-vjeçari në Dhërmi, policia bllokon mjetin dhe i jep pronarit gjobën e “kripur”

Një 12-vjeçar është konstatuar duke drejtuar një mjet lundrues tip Jet Ski në ujërat përballë plazhit të Dhërmiut, duke sjellë…

7 minutes ago

Nga Presheva kërkohet që Konsullata në Bujanoc të hapet pa u kushtëzuar me Shkodrën

Shqipëria dhe Serbia kanë arritur një dakordësi në parim për zgjerimin e pranisë diplomatike në të dy vendet, përmes hapjes…

17 minutes ago

Florian Nesimi me ironi ndaj Apasievit: Si do të reagojë kur provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në shqip?

Florian Nesimi ka reaguar ndaj kritikave të liderit të së Majtës, Dimitar Apasiev, lidhur me vendimin e ministrit të Drejtësisë,…

18 minutes ago

Dauti ndal punimet e Kuvendit, i kërkon Mickoskit përgjigje për pyetjen e saj

Seanca plenare për pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u ndërpre dy herë gjatë ditës së sotme,…

19 minutes ago

Juventusi zyrtarizon afrimin e Kerim Alajbegovicit

Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e talentit boshnjak Kerim Alajbegovic, i cili i bashkohet bardhezinjve me kontratë deri më 30 qershor…

20 minutes ago