Policia malazeze ka vënë në pranga dy shtetase të Maqedonisë së Veriut, të dyshuara për vjedhjen e katër varëseve prej ari në një argjendari në Igalo.
None found
Të arrestuarat janë Zh.C.T. (55) dhe A.R. (33). Departamenti i Sigurisë në Herceg Novi njoftoi se ato dyshohen për kryerjen e veprës penale të vjedhjes.
Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më 15 korrik, rreth orës 13:30. Dy gratë kanë hyrë në argjendari duke pretenduar se kërkonin të blinin bizhuteri dhe i kanë kërkuar punonjëses t’u shfaqte disa produkte ari.
Teksa punonjësja po u prezantonte bizhuteritë, dyshohet se ato kanë përfituar nga mungesa e vëmendjes për të marrë nga banaku katër varëse ari, të cilat më pas i kanë fshehur në çantat e tyre.
Pas largimit nga argjendaria, ato u lokalizuan nga policia dhe u arrestuan dje në një apartament në Herceg Novi, pas masave të ndërmarra nga autoritetet.
Gjatë aksionit policor janë gjetur edhe bizhuteritë e marra, të cilat u janë kthyer pronarëve të argjendarisë.
Procedurat ndaj dy të dyshuarave vijojnë, ndërsa ato pritet të mbajnë përgjegjësi për veprën penale të vjedhjes.
Për shkak të presionit të lartë mbi sistemin energjetik pas sulmeve amerikane kundër infrastrukturës energjetike në jug të Iranit, Ministria…
Kryeministri Edi Rama, ishte sot i pranishëm në aktivitetin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ku nis zbatimi i programit kombëtar përmes të…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski njoftoi se më 15 korrik në Bashkimin Evropian është dorëzuar një dokument me detyrime tërësisht…
Andy Burnham është konfirmuar zyrtarisht si drejtuesi i ri i Partisë Laburiste në pushtet në Mbretërinë e Bashkuar, duke përmbushur…
EgnatiaAfonso Rodrigues nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Egnatias [...]Read More...
Një fluturim i Sky Airlines nga Santiago për në Concepción, Kili, është kthyer në aeroportin nga ku u nis, pasi…