Në Durrës janë vënë në pranga dy persona të kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vepra të rënda penale, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Fury”, bëri të ditur Policia e Shtetit e Shqipërisë.
Në njoftimin fillestar, policia publikoi vetëm inicialet e tyre, ndërsa sipas televizionit ABCNews.al, të arrestuarit janë Musa Xhavit, 26 vjeç, nga Shkupi, dhe Shenasi Nuredini, 34 vjeç i lindur në Norvegji.
None found
Ndaj tyre, INTERPOL-i kishte nxjerrë urdhër-arreste ndërkombëtare, pasi kërkohen nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprat penale vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje të veprave penale në kuadër të një organizate kriminale.
Policia e Shqipërisë njoftoi gjithashtu se gjatë kontrollit të ushtruar ndaj dy të ndaluarve janë sekuestruar edhe dokumente identifikimi, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
“Dokumentet dyshohet se janë përdorur për të udhëtuar jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim shmangien e sistemit të drejtësisë në këtë vend”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.
Dy të arrestuarit pritet të ndjekin procedurat e ekstradimit drejt Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë dhe INTERPOL-in./INA/
Sistemi bankar shqiptar e mbylli vitin 2025 me një zgjerim të ndjeshëm të kreditimit për blerjen e pronave. Kredia për…
Barcelona po përgatitet të bëjë një tjetër ofensivë për transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez, pasi synon ta transferojë atë…
Qytetarët dhe bizneset mbajnë rreth 1.8 trilionë lekë kursime në banka, ndërsa dhjetë depozituesit më të mëdhenj zotërojnë rreth 7.5%…
Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës do të ketë 41 gra deputete, që përbëjnë 34 për qind të përbërjes…
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) reagoi ndaj mohimit kësaj organizate të jetë qasje në fletëpoentimet e kandidatëve për…
Një vatër e re e ethes afrikane të derrave është konfirmuar nga autoritetet serbe në një fermë të madhe në…