Dy persona kanë përfunduar në ndalim policor nën dyshimin se kanë ndezur zjarre në ambiente të hapura në zona të ndryshme të Pellagonisë dhe Maqedonisë perëndimore.
None found
Zyrtarët e SPB Makedonski Brod arrestuan më 7 gusht 2026, rreth orës 12:00, G.S. (45), banues në fshatin Greshnicë të komunës së Makedonski Brodit.
Policia dyshon se 45-vjeçari ka shkaktuar zjarre në hapësira të hapura edhe në disa raste të mëhershme. Të njëjtën ditë, rreth orës 11:30, ai u kap në zonën mes fshatrave Greshnicë dhe Sllatinë, ku dyshohet se kishte ndezur përsëri zjarr.
Një tjetër arrestim u krye po më 7 gusht, rreth orës 17:00. Në fshatin Sarandinovë, në komunën e Dollnenit, policët e SPB Prilep privuan nga liria G.A. (76) nga Shkupi.
Edhe 76-vjeçari dyshohet për shkaktimin e zjarreve në ambiente të hapura.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ndaj të dy personave do të dorëzohen kallëzimet përkatëse pasi rastet të dokumentohen plotësisht.
Gjatë periudhës së fundit, policia ka shtuar aktivitetet për trajtimin e rasteve të zjarreve në hapësira të hapura, për shkak të mundësisë që flakët të përhapen me shpejtësi dhe të rrezikojnë banorët, pyjet, tokat bujqësore dhe pronën.
Organet kompetente u kërkojnë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Ata gjithashtu bëjnë thirrje që çdo zjarr i konstatuar ose sjellje e dyshimtë të denoncohet pa vonesë në polici apo pranë shërbimeve përgjegjëse.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…