Categories: maqedoni

Arrestohen dy persona, zbardhen vjedhje të rënda në pesë qytete

Pas një sërë masash dhe veprimesh hetimore, oficerët policorë të DPB-së Koçan dhe Vinicë kanë arrestuar V.Z. (26) dhe D.S. (43), të dy banues në Koçan. Ata dyshohen për përfshirje në disa vepra penale.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të MPB-së së Maqedonisë, veprat dyshohet se janë kryer gjatë muajve gusht dhe shtator të këtij viti në territorin e Koçanit, Vinicës, Dellçevës, Makedonska Kamenicës dhe Probishtip-it. Bëhet fjalë për shtatë vjedhje të rënda në objekte banimi dhe biznesi, tre tentativa për vjedhje të rënda në banesa, ambiente biznesi dhe automjete pasagjerësh, si dhe për një rast të pengimit të provave, për të cilin dyshohet V.Z.

Me urdhër gjykate, policia kreu kontrolle në banesat e dy të dyshuarve, ku gjeti dhe sekuestroi sende që dyshohet se burojnë nga veprat penale të përmendura.

MPB-ja njofton se, pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj dy personave do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

Skandali i vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, gazetarja Klodiana Lala: Po hetohet roli i deputetes së PS, Etleva Budini! SPAK ka shtuar edhe akuzën e grupit të strukturuar kriminal

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me dosjen e vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit,…

47 seconds ago

Kosova nis shpërndarjen e patentë-shoferëve të parë profesionalë

Shpërndarja e patentë-shoferëve të parë profesionalë u bë sot në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) të Ministrisë së Punëve të…

5 minutes ago

Austria Lustenau pritet ta transferojë përfundimisht Kaçurin

Reprezentuesi i Kosovës, Dion Kaçuri mund të mos kthehet te Baseli në verë kur përfundon sezoni aktual. Ai gjatë verës…

5 minutes ago

Deputetja e LVV-së: “Oj Kosovo, Kosovo” është himn i projektit irredentist të Millosheviqit, presim kërkimfalje politike

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe, në mbrëmjen hapëse të Forumit të…

6 minutes ago

Vlerësimi i Veron për Nico Paz: Në moshën 22-vjeçare, vetëm Messi dhe Maradona bënin gjëra të tilla

Nico Paz po shihet si një prej futbollistëve që mund të marrë rolin kryesor te Kombëtarja e Argjentinës në epokën…

10 minutes ago

Luajti me Messin, u përball me CR7 dhe veshi fanellën e Milanit: Kush është argjentinasi me origjinë nga Berati

Mateo Musacchio, Zabaleta, Mascherano, Lavezzi, Messi dhe C [...]Read More...

10 minutes ago