Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministri i parë, ka kërkuar që t’i kthehet pasaporta, duke paraqitur si garanci prona me vlerë mbi 335 mijë euro. Masa e arrestit shtëpiak ndaj tij përfundon nesër, kur bëhen 60 ditë nga dorëzimi i propozim-akuzës.
None found
Përpara se të marrë një vendim mbi këtë kërkesë, Gjykata Penale e Shkupit po pret që Prokuroria të japë mendimin e saj. Procesi gjyqësor lidhur me keqpërdorimet e dyshuara në Lotarinë Shtetërore po vijon dhe në seancë Grubi pritet të shkojë pa u shoqëruar nga policia.
Sipas akuzës së Prokurorisë, Grubi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke mundësuar blerjen e aparateve VLT me vlerë mbi 9,7 milionë euro, megjithëse ato nuk nevojiteshin. Ai i ka hedhur poshtë këto akuza, me argumentin se të gjithë 20 anëtarët e Qeverisë kishin votuar për vendimin dhe se qëllimi i tij ishte të mbronte interesin shtetëror.
Çështja nisi në dhjetor të vitit 2024, pasi Grubi u vendos nga SHBA-ja në Listën e Zezë për korrupsion. Më 15 dhjetor ai u nis drejt Kosovës. Rikthimi në Maqedoninë e Veriut ndodhi më 23 shkurt, pas më shumë se 14 muajsh, kur u vetëdorëzua në pikën kufitare të Bllacës.
Pas dorëzimit, Grubi u dërgua fillimisht në burgun e Shutkës. Megjithatë, vetëm pak orë më vonë, u kalua në arrest shtëpiak, pasi organet e sigurisë vlerësuan se qëndrimi në paraburgim i rrezikonte jetën. Ky vendim u shoqërua me reagime të shumta në opinion.
Shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë njoftuar një ndryshim të përkohshëm të orarit të shërbimit për ditën e nesërme.…
Bashkimi Evropian “kundërshton fuqimisht” ligjshmërinë e tarifave të reja të shpallura nga Uashingtoni. [...]Read More...
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë do të lansojë të enjten, më 26 nëntor,…
Për herë të parë në historinë e regjistrimeve klimatike, temperaturat mesatare globale kanë qëndruar për gjashtë ditë radhazi të paktën…
Pacientët onkologjikë po përballen sërish me mungesë të terapisë së nevojshme, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon ilaçi "Paklitaksel“.Sipas LSDM-së,…
Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një sulm me dronë ndaj një baze të rëndësishme ajrore ushtarake ruse, duke dëmtuar pesë avionë…