Në kuadër të shënimit të Ditës së Armatës, njësia e batalionit të artilerisë do të realizojë sonte, në orën 19:00, qitje ceremoniale në kazermën “Ilinden” në Shkup. Gjatë saj do të qëllohen 10 breshëri nga 6 armë artilerie, ndërsa paraprakisht, në orën 18:00, do të kryhet qitja provuese me një breshëri prej 6 gjuajtjesh.
None found
Përvjetori i 34-t i Armatës do të kremtohet gjithashtu në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, ku është parashikuar parakalimi i Batalionit të 2-të të Këmbësorisë, së bashku me njësi të tjera të Armatës.
Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm, në ceremoni do të jenë të pranishëm përfaqësues të komandës së lartë të Armatës, kryetarët e komunave që përfshihen në zonën e përgjegjësisë së Batalionit të 2-të të Këmbësorisë, drejtues dhe drejtorë të institucioneve e ndërmarrjeve publike në Shtip, si dhe përfaqësues të bashkësive fetare.
Data 18 gusht është përcaktuar si Dita e Armatës për shkak se më 18 gusht 1943, në malin Slavej, u krijua batalioni “Mirçe Acev”, i vlerësuar si formacioni i parë ushtarak i organizuar.
Ngritja e Armatës moderne të Maqedonisë nisi në vitin 1992. Atëherë, presidenti Kiro Gligorov dhe udhëheqja e JNA-së nënshkruan marrëveshjen që parashikonte largimin e ushtrisë federale nga territori i Republikës së Maqedonisë.
Armata e Maqedonisë së Veriut sot bën pjesë në sistemin më të madh të sigurisë kolektive, pasi Republika e Maqedonisë së Veriut u pranua në mars të vitit 2020 si anëtarja e 30-të me të drejta të plota e NATO-s.
Ylli Zalla 49-vjeç, një prej personave më të kërkuar nga Policia është arrestuar pas një operacioni të zhvilluar nga Policia…
Bashkimi Evropian po përgatit një paketë të re dhe ambicioze sanksionesh ndaj Rusisë, me synimin për të rritur presionin ekonomik…
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka njoftuar se është arrestuari i shumëkërkuari Ylli Zalla, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në…
Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar mëngjesin e sotëm në juglindje të Shqipërisë. Sipas të dhënave të publikuara, lëkundjet…
Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin…
Me rastin e Ditës së Armatës, në kazermën “Ilinden” në Shkup, sonte në orën 19:00, njësia e batalionit të artilerisë…