maqedoni

Arben Fetai: Gjuha shqipe është zyrtarizuar shumë herë nga politikanët, por realiteti flet ndryshe

Drejtori i Institutit “Arben Xhaferi”, Arben Fetahi, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se në anketën e tyre që kanë realizuar kanë parashikuar dy skenarë. Njëri ku shkohet me tre blloqe, BDI, LEN dhe Aleanca për Shqiptarët dhe skenari i dytë ku BDI shkon vetme, ndërsa opozita LEN dhe ASH shkojnë bashkë.

“Në skenarin e parë ku shkohet ndaras në tre blloqe BDI do të fitonte do të dilte bindshëm e para me 29% të votës, LEN, në atë kohë nuk e kishim në pyetje edhe VV-në, sepse zyrtarisht nuk ishte pjesë e këtij grupimi del e dyta sipas barometrit me 16.6%, ASH e treta me 12.2%. Partitë tjera të papërfislhme PDSH 0.2, LSDM 0,2%, tjera 0.1%, ndërsa ata që do të abstenojnë i bie 22%, të pavendosur ose pa përgjigje janë rreth 20%”, tha Fetai, raporton SHENJA.

Të lidhura

None found

Në pyetjen se çfarë ndodh nëse ASH i bashkëngjitet Lidhjes Europiane për Ndryshim atëherë gjërat sipas tij ndërrojnë në mënyrë drastike.

“Opozita shqiptare e përbërë prej Aleancës, Besës, Alternativës, Lëvizjes Demokratike e përkrahur nga Vetëvendosje do të dilte bindshëm e para me 34.8% të votës dhje do të linte pas BDI-në në 26.8% që i bie 8% mbrapa. Unë besoj se kjo mund të rritet. BDI humbet një pjesë të votës së saj, por edhe të pavendosurit dhe ata që nuk japin përgjigje zvogëlohen si përqindje”, deklaroi Fetai.

Ai tha se beson se ky rezultat mund të jetë edhe më i thellë në favor të bllokut opozitar nëse promovohet përgatitet mirë, dilet me ofertë të mirë dhe me një zë unik si ofertë serioze për të dërguar BDI-në në opozitë. /SHENJA/

Tags: arben fetai

të fundit

Tineke Strik apelon Shqipërisë: të respektohen standardet e BE-së dhe të forcohet lufta kundër korrupsionit

Pas përfundimit të misionit faktmbledhës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, eurodeputetja Tineke Strik, negociatore e Grupit të Gjelbërve për raportin…

14 seconds ago

Alimadhi: Më 4 korrik mbahet “marshimi i lirisë”, kjo datë u zgjodh si ditëlindja dhe “vdekja” politike e Edi Ramës

Avokati Gentian Alimadhi deklaroi se më 4 korrik shqiptarët e diasporës do të vijnë në Shqipëri për protestën kombëtare. Ai…

2 minutes ago

Presidenti i Kepit të Gjelbër sfidon Messin dhe Argjentinën: Kemi 100 për qind shanse për fitore

Presidenti i Kepit të Gjelbër, Jose Maria Neves, ka bërë një deklaratë të guximshme para përballjes historike të kombëtares së…

3 minutes ago

Në Berat kërkohet gatishmëri maksimale për sezonin turistik, Sula: AKU të forcojë verifikimet

“Të gjitha institucionet të vihen në gatishmëri të plotë, për të shmangur çdo problematikë që mund të haset gjatë sezonit…

3 minutes ago

Për vrasjen e imamit në Zlipotok, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë që të caktojë masë paraburgimi ndaj dy të…

12 minutes ago

Vetëvendosje: U premtua transport falas, por tani çmimi i biletave të autobusëve është dyfishuar

Pas shtrenjtimit të biletave njëdrejtimëshe në Prishtinë, nga 1 korriku: nga 50 centë në 80 centë reagoi Lëvizja Vetëvendosje Lëvizja-…

13 minutes ago