maqedoni

Arben Fetai: Gjuha shqipe është zyrtarizuar shumë herë nga politikanët, por realiteti flet ndryshe

Drejtori i Institutit “Arben Xhaferi”, Arben Fetahi, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se në anketën e tyre që kanë realizuar kanë parashikuar dy skenarë. Njëri ku shkohet me tre blloqe, BDI, LEN dhe Aleanca për Shqiptarët dhe skenari i dytë ku BDI shkon vetme, ndërsa opozita LEN dhe ASH shkojnë bashkë.

“Në skenarin e parë ku shkohet ndaras në tre blloqe BDI do të fitonte do të dilte bindshëm e para me 29% të votës, LEN, në atë kohë nuk e kishim në pyetje edhe VV-në, sepse zyrtarisht nuk ishte pjesë e këtij grupimi del e dyta sipas barometrit me 16.6%, ASH e treta me 12.2%. Partitë tjera të papërfislhme PDSH 0.2, LSDM 0,2%, tjera 0.1%, ndërsa ata që do të abstenojnë i bie 22%, të pavendosur ose pa përgjigje janë rreth 20%”, tha Fetai, raporton SHENJA.

Në pyetjen se çfarë ndodh nëse ASH i bashkëngjitet Lidhjes Europiane për Ndryshim atëherë gjërat sipas tij ndërrojnë në mënyrë drastike.

“Opozita shqiptare e përbërë prej Aleancës, Besës, Alternativës, Lëvizjes Demokratike e përkrahur nga Vetëvendosje do të dilte bindshëm e para me 34.8% të votës dhje do të linte pas BDI-në në 26.8% që i bie 8% mbrapa. Unë besoj se kjo mund të rritet. BDI humbet një pjesë të votës së saj, por edhe të pavendosurit dhe ata që nuk japin përgjigje zvogëlohen si përqindje”, deklaroi Fetai.

Ai tha se beson se ky rezultat mund të jetë edhe më i thellë në favor të bllokut opozitar nëse promovohet përgatitet mirë, dilet me ofertë të mirë dhe me një zë unik si ofertë serioze për të dërguar BDI-në në opozitë. /SHENJA/

Tags: arben fetai

të fundit

Flakë e tym, përkeqësohet situata para Parlamentit, hidhet molotov dhe fishekzjarrë! Policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Situata me protestën para parlamentit u tensionua pasi një grup militantësh opozitarë hodhën në drejtim bomba molotov dhe fishekzjarrë. Molotovi…

5 minutes ago

Këngëtari shqiptar jep lajmin e bukur, do bëhet baba për herë të parë

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ka ndarë me publikun një lajm të gëzueshëm nga jeta e tij personale: ai dhe…

7 minutes ago

VIDEO/ Shakira pëson incident, përdredh kyçin e dorës dhe rrëzohet në koncert

Shakria pësoi një rrëzim të rëndë gjatë një performance live në skenë gjatë fundjavës, pasi përdredhi kyçin e këmbës në…

40 minutes ago

Berisha mbyll fjalimin, militantët hedhin molotov drejt godinës së kryeministrisë, policia ndërhyn me autobote me ujë

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, militandët demokratë hodhën molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës së kryeministrisë. Kordoni i…

59 minutes ago

Luiz Ejlli tregon “formulën” për të fituar Big Brother

Luiz Ejlli ka ndarë mendimin e tij mbi mënyrën se si mund të fitohet loja e Big Brother, duke ofruar…

1 hour ago

VIDEO/ Specialitet i Jasir Asanit, sulmuesi i Kombëtares tund rrjetën nga distanca dhe nuk u beson syve më pas

Jasir Asani realizoi një supergol për Esteghlal nga distanca, por nuk u besoi syve pasi goli i tij u anulua…

1 hour ago