Categories: maqedoni

Angellov: Zjarret e djeshme shënuan ditën më të vështirë të sezonit

Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), deklaroi se dita e djeshme ishte më e rënda e këtij sezoni zjarresh për shkak të rrezikut ndaj zonave të banuara, pasi u regjistruan dy vatra veçanërisht alarmante.

Të lidhura

None found

Në fshatin Bogomillë, në komunën e Çashkës, flakët mbërritën deri pranë shtëpive të para, duke e bërë gjendjen jashtëzakonisht serioze. Një katastrofë më e madhe u shmang falë reagimit të menjëhershëm të banorëve dhe ndërhyrjes së zjarrfikësve nga Velesi.

Gjendja më kritike u paraqit në Rajonin e Pelagonisë, ku nga zjarret u rrezikuan fshatrat Ivanovci, Lozneni dhe Novo Selane. Angellov shkoi personalisht në Lozneni dhe tregoi se fronti i flakëve ndodhej vetëm pesëdhjetë metra nga shtëpitë, ndërsa përhapej mes barit të thatë me lartësi mbi gjysmë metri.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se deri në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm, në vend ishin evidentuar gjithsej 40 zjarre. Prej tyre, gjashtë mbeteshin aktive, tre ishin vënë nën kontroll dhe 31 ishin shuar./Telegrafi/

të fundit

Gonzalez Vasquez prezantohet si drejtori i ri i Arbitrimit, zëvendëson Sokol Jarecin

Fernandinho Gonzalez Vasquez, drejtori i ri i arbitraveËshtë prezantuar brenda ambienteve të “Shtëpisë së Futbollit” drejtori i ri i arbitrave…

3 minutes ago

Humb jetën 19-vjeçarja në aksidentin në aksin Strumicë–Novo Sellë, arrestohet shoferi i dehur

Ministria e Brendshme njoftoi se është ndaluar një banor i Strumicës, i cili, duke drejtuar një automjet nën ndikimin e…

13 minutes ago

Bllokimi i Kuvendit të Kosovës përplas partitë, dilema mbi arsyet e ngërçit politik

Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës po vazhdon, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për…

13 minutes ago

Moska kundërshton Tokion pas vizitës së Putinit në Kurile: Sovraniteti rus është i padiskutueshëm

Rusia ka hedhur poshtë kritikat e Japonisë pas vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Ishujt Kuril, duke i cilësuar…

16 minutes ago

Monza shfaqet si destinacion i mundshëm për Kristjan Asllanin pas dëmtimit të kapitenit Matteo Pessina

Kristjan AsllaniKristjan Asllani pritet që shumë shpejt të largohet nga Interi, pasi javë më parë u raportua se mesfushori ka…

16 minutes ago

Katër vatra zjarri shuhen në Has dhe Tropojë, autoritetet kërkojnë kujdes maksimal

Katër vatra zjarri janë shuar gjatë dy ditëve të fundit në Has dhe Tropojë, ndërsa situata është mbajtur nën kontroll…

17 minutes ago