Gjendja e zjarreve në hapësira të hapura është përkeqësuar ndjeshëm gjatë ditës së sotme. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, bëri të ditur se këtë pasdite janë regjistruar të paktën 21 vatra zjarri, shumica e të cilave vazhdojnë të jenë aktive.
None found
Si një nga rastet më të vështira për ndërhyrje, Angellov përmendi zjarrin në territorin e komunës së Makedonski Brodit, në lokalitetin Vidush, pranë fshatit Dragovë. Ai sqaroi se flakët nuk kanë përfshirë pyll cilësor, por një sipërfaqe shkëmbore me shkurre, gjemba dhe bar të thatë, në një terren ku lëvizja është jashtëzakonisht e vështirë.
Angellov njoftoi se nesër në mëngjes në këtë zonë do të dërgohet një modul i DMSH-së, i përbërë nga zjarrfikës vullnetarë të trajnuar posaçërisht për shuarjen e zjarreve pyjore.
Vatra të rënda janë shfaqur edhe në territorin e komunës së Studeniçanit, mbi fshatin Moranë. Atje vazhdojnë të operojnë dhe ndodhen ende në terren tre “er-traktorë”, ndërsa në ndërhyrje janë përfshirë edhe zjarrfikësit e Shkupit, të mbështetur nga katër ekipe të DMSH-së me pizgauerë.
Një tjetër zjarr aktiv është evidentuar mbi fshatin Strahojadicë, në komunën e Zelenikovës, zonë ku para disa vitesh kishte shpërthyer një zjarr i madh. Ndërkohë, mbi fshatin Manastirsko Dollnenci, në komunën e Kërçovës, po përhapet një zjarr i madh që rrezikon manastirin lokal. Angellov shprehu besimin se zjarrfikësit vendas do të mund ta ndalojnë avancimin e flakëve drejt manastirit, ndërsa paralajmëroi informacione shtesë për nesër në mëngjes.
Sipas tij, shumë e rëndë paraqitet situata edhe në Rajonin e Pollogut, prej nga janë marrë informacione për disa zjarre që dyshohet se janë ndezur qëllimisht.
Në komunën e Jegunocës, në zonën e fshatit Kopanicë, flakët kanë përfshirë pyje dhe bimësi të ulët. Në territorin e komunës së Tetovës, pranë fshatit Xhepçishtë, digjet bimësi e ulët, ashtu si edhe në zonën e fshatit Përshevcë të komunës së Tearcës. Një vatër e katërt ndodhet në fshatin Çiflik të komunës së Zhelinës, ku zjarri ka përfshirë bimësi të ulët dhe pyje të përziera.
Angellov raportoi për zjarre aktive edhe pranë fshatit Topollçan, në komunën e Prilepit, ku po digjet bimësi e ulët dhe e lartë. Vatra të tjera ka në afërsi të fshatit Makovë në komunën e Novacit, pranë fshatit Vërsakovë në territorin e komunës së Shtipit dhe afër fshatit Dragosh në komunën e Manastirit.
Duke theksuar se vazhdojnë të jenë aktive edhe zjarre të tjera, drejtori i DMSH-së u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal. Ai tha se temperaturat e larta dhe niveli i ulët i lagështisë së ajrit krijojnë të gjitha kushtet për shpërthimin e zjarreve.
Angellov deklaroi se, krahas qytetarëve të pakujdesshëm, gjatë ditës janë evidentuar edhe persona keqdashës. Sipas tij, kjo tregon se disa qytetarë me qëllime të këqija janë përgjegjës për shkaktimin e një numri më të madh zjarresh.
Ilir DajaNë prag të ndeshjes së kthimit kundër Audës për turin e tretë kualifikues të Conference League, trajneri i Dinamos,…
Manuel Neuer ka vlerësuar rëndësinë e Harry Kane për Bayern Munich, duke theksuar se sulmuesi anglez kontribuon në shumë më…
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas zjarreve që gjatë ditëve të fundit kanë prekur disa zona të Shqipërisë.Kreu i shtetit…
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, “HERA të Rinjtë” dhe iniciativa “Gjuaje zarin!” zhvilluan një aksion gueril në Shkup,…
Një burrë 68-vjeçar nga fshati Berovc i Prilepit është gjetur i vdekur me plagë të shkaktuar nga armë zjarri në…
Formimin pa vonesë të institucioneve dhe respektimin e rendit kushtetues e kanë kërkuar 46 intelektualë, akademikë, profesionistë, artistë dhe përfaqësues…