maqedoni

Anëtarë të VMRO-së kërkojnë dorëheqjen e tij, Mickoski: Njerëz të këtillë tashmë një vit e gjysmë tentojnë të më ndërrojnë

Hristijan Mickoski është politikan i konsumuar dhe duhet të japë dorëheqje, kurse në VMRO-DPMNE duhet të organizohen zgjedhje brendapartiake për ndryshim të udhëheqësisë me qëllim që partia të demokratizohet dhe revitalizohet. Kështu tha ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Andonov i cili bashkë me një grup anëtarësh të VMRO-DPMNE-së shpallën “fraksionin për revitalizim demokratik”, i cili do të veprojë në mënyrë paralele brenda partisë më të madhe opozitare.

“Kjo është thirrje deri te anëtarësia që të bashkohemi. Po theksoj, nuk bëhet fjalë për një strukturë paralele brenda VMRO-DPMNE-së, nuk bëhet fjalë për parti të re politike, nuk bëhet fjalë për strukturë të re politike në kuptimin e paralelizmit, por për anëtarë të VMRO-DPMNE-së të cilët do të vazhdojnë t’u bëjnë thirrje anëtarëve të tjerë të partisë që të veprojnë si fraksion politik brenda partisë me të vetmin qëllim – demokratizimin dhe revitalizimin e partisë, hapi i parë i të cilit është dorëheqja e z.Mickoski, tha Oliver Andonov”, ish ministër i Punëve të Brendshme.

Të lidhura

None found

Andonov shtoi se Mickoski bëri gabim të madh kur e përkrahu kandidaturën e Arsovskës si kandidat të pavarur për Qytetin e Shkupit duke pasur parasysh numrin e madh të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së.

“VMRO-DPMNE është partia që pas regjistrimit të ri të anëtarëve numëron rreth 40 mijë anëtarë dhe nuk mund të gjejë kandidat për kryetar, dhe duhet të përkrahë kandidat të pavarur? Këtë, që po ndodh sot, e parashikova se do të ndodhë. Nuk jam fallxhor por vetë logjika politike e tregon këtë”, tha Andonov.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mohon se kishte fraksion brenda VMRO-DPMNE-së dhe thotë se partia është e bashkuar dhe unifikuar.

“Kë? Nuk mund të them se brenda VMRO-DPMNE-së ka fraksione. Njerëz të tillë mua më ndryshojnë tashmë 4 vjet e gjysmë, ndërsa VMRO-DPMNE është gjithnjë më e fortë, më e bashkuar, më e unifikuar. Ashtu do të jetë edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me fitore maksimale, me shumicë në Kuvend. Për të nuk do t’jua harxhoj kohën për ta komentuar”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ndryshimin e Mickoskit nga pozita e liderit para rreth 2 viteve e kërkuan funksionarë të shquar, por nisma e këtillë u shua para disa muajve./tv21

të fundit

Transparency Board sets new prices for diesel and gasoline

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës dhe benzinës në vend sot, duke vendosur uljen e çmimit…

17 seconds ago

Hoti and Murati clash over Prishtina 2030: Who is responsible for the Mediterranean Games?

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 kanë nxitur përplasje mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të…

38 seconds ago

Audit report reveals shortcomings worth millions of euros in Trepça’s assets and inventories

Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23…

1 minute ago

Kurti government wins 62 votes; Mehmeti believes it could serve its full term, while Qaka predicts it will fall within two years

Më 13 shtator 2026, Kuvendi i Kosovës votoi Qeverinë e katërt të udhëhequr nga Albin Kurti, e cila mori 62…

1 minute ago

Prilep, 168.7 kilograms of cut tobacco without excise stamps seized

Doganierët e Doganës së Manastirit dhe ekipet mobile të Departamentit për Çështje Operative në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e…

2 minutes ago

FSK-ja drejt përmbushjes së standardeve të NATO-s në mjekësinë ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade…

2 minutes ago