Marija Andonovska, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, deklaroi disa herë gjatë konferencës së sotme për media se rezultatet e analizave për cilësinë e ujit në rrjetin urban të Gostivarit nuk mund të publikohen pa u siguruar më parë leja e Prokurorisë.
None found
E pyetur nga “Lokalno” nëse mund të tregonte kategorinë në të cilën klasifikohet cilësia e ujit të ujësjellësit të qytetit, Andonovska tha se informacioni nuk mund të jepet për shkak të hetimit. Ajo theksoi se Instituti i Shëndetit Publik synon t’i përfundojë analizat dhe t’i bëjë rezultatet publike në kohë rekord, ndërsa shtoi se ato do të ndahen me qytetarët sapo të mbërrijë miratimi nga Prokuroria Publike.
Sipas saj, me kërkesë të Prokurorisë janë realizuar testime në katër pika të ndryshme në Gostivar. Javën e kaluar, pas hetimeve të zhvilluara, organi i akuzës njoftoi se ekziston dyshim i bazuar se uji në rrjetin e qytetit ishte ndotur nga Komuna e Gostivarit dhe ndërmarrja publike “Ujësjellësi”.
Të dhënat paraprake të Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë se ishin vendosur tre pompa në shtratin e ujërave të zeza, të cilat më pas ishin lidhur me sistemin kryesor që furnizon me ujë të pijshëm të gjithë qytetin e Gostivarit.
E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive…
Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…