Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar me pikëllim për vdekjen e Nexhadi Lutfisë, i njohur si Nexha, i cili për 25 vite ishte kujdesur për pamjen e tij si berber.
None found
Ahmeti tregoi se Nexha qëndroi pranë tij nga viti 2001 deri para dy muajsh. Me kalimin e kohës, raporti mes tyre u kthye në miqësi dhe respekt të ndërsjellë.
“Me dhimbje të madhe mësova për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë, Nexhës.
Që prej vitit 2001 e deri para dy muajsh, ai ka qenë pranë meje në një rol të veçantë. Me aftësinë e duarve të tij kujdesej për pamjen time, por marrëdhënia jonë, ndër vite, u bë shumë më tepër se kaq: një miqësi e ndërtuar mbi respektin.
Në takimet tona të rregullta, përveç bisedave të përditshme, diskutonim edhe për çështje politike e shoqërore. Nexha ishte kureshtar, i vëmendshëm dhe i interesuar për zhvillimet përreth nesh. Shpesh, bisedat tona të thjeshta shndërroheshin në diskutime me rëndësi, ku ai sillte pyetje, vërejtje dhe këndvështrime që tregonin se e ndiqte nga afër kohën në të cilën jetonte.
Sot nuk më mungon vetëm berberi që për 25 vite kujdesej për pamjen time. Kam humbur një mik, një bashkëbisedues dhe një njeri të mirë, prania e të cilit ishte bërë pjesë e jetës sonë të përditshme.
Do ta kujtoj përherë me respekt dhe mirënjohje”, shkroi Ahmeti.
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës, duke thënë se me…
Një prej hartuesve të ligjit të Reformës Territoriale dhe bashkëkryetari i Komisionit të ngritur në lidhje me këtë nismë ligjore,…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës, rikujton se Presidentja ka…
Akademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës. Deri tash ajo ka qenë kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të…
Informacionet për vaksinat BCG ngrenë shqetësime serioze dhe kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga Ministria e Shëndetësisë dhe VLEN, thonë nga…
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, duke vepruar sipas një propozimi nga Prokuroria, urdhëroi paraburgim dhe…