maqedoni

Ali Ahmeti, asnjë aleancë në balotazh, “Fronti Evropian” fton qytetarët të bëjnë zgjedhjen e tyre të lirë me votë

“Meqenëse Fronti Europian nuk është më pjesë e garës presidenciale në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe meqenëse vota e qytetarëve për ne është e shenjtë dhe e drejtë e tyre, Fronti Europian konstaton se është e vullnetin ekskluziv të qytetarëve se si do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”.

Liderët e koalicionit “Fronti Europian” kanë konstatuar se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit kaloi në një atmosferë paqësore, të ndershme dhe demokratike.

Të lidhura

None found

Sipas tyre, fakti që kandidati i tyre Bujar Osmani kishte 40 mijë vota më shumë se kandidati i “Vredit”, Arben Taravari, është një fitore që presin që më 8 maj të thellohet edhe më shumë dhe të jetë historike.

Koalicioni opozitar “Vredi” aktualisht nuk ka qëndrim nëse dhe kë do të mbështesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kreu aktual i shtetit dhe kandidati për kryetar i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, dhe kandidatja VMRO-DPMNE-s Gordana Siljanovska Davkova do të përballen kokë më kokë për postin e presidentit.

Votat e fituara nga Osmani dhe Taravari mund të jenë vendimtare për arritjen e regjistrimit prej 40 për qind të pjesëmarrjes, nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në shtet, që zgjedhja e presidentit të shtetit të jetë e vlefshme.

Partitë politike dhe kandidatët për president kanë edhe pesë ditë kohë për të prezantuar programet dhe ofertat e tyre para se qytetarët të japin fjalën e fundit në zgjedhjet e 8 majit.

të fundit

Evertoni barazon ndaj Liverpoolit, derbi i Ligës Premier mbyllet 1-1

Liverpooli dhe Evertoni janë ndarë në barazim 1-1 në një përballje interesante të vlefshme për Ligën Premier, ku të dyja…

7 minutes ago

VIDEO/ Deputeti i PD goditet me p*umb gome, rrëzohet në tokë! Dërgohet me urgjencë në spital

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është goditur me plumb gome gjatë protestës…

12 minutes ago

Roma ndryshon drejtim në merkato: Lookman merr përparësi ndaj Ernest Muçit?

Ernest MuçiPara disa ditësh, u përfol në media se klubi i Romës shfaqi interesim për transferimin e sulmuesit të Shqipërisë,…

13 minutes ago

Agron Jemini, i njohur si “Djali i flamurit”, rrëfen humbjen e vëllait dhe nënës: Protesta më ndryshoi jetën

Kush i ka ndjekur protestat që janë zhvilluar në Shqipëri, është e pamundur mos të shohë Agron Jeminin të valvisë…

13 minutes ago

Boulevard like a “war zone”: Protesters throw stones, police respond with water cannon and tear gas; children among the injured

Ditën e sotme, situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë…

19 minutes ago

Banner unfurled on Prime Minister’s Office steps as fireworks and Molotov cocktails are thrown at building

Ditën e sotme, ka pasur tensione në protestë. Protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper…

19 minutes ago