“Meqenëse Fronti Europian nuk është më pjesë e garës presidenciale në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe meqenëse vota e qytetarëve për ne është e shenjtë dhe e drejtë e tyre, Fronti Europian konstaton se është e vullnetin ekskluziv të qytetarëve se si do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”.
Liderët e koalicionit “Fronti Europian” kanë konstatuar se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit kaloi në një atmosferë paqësore, të ndershme dhe demokratike.
Sipas tyre, fakti që kandidati i tyre Bujar Osmani kishte 40 mijë vota më shumë se kandidati i “Vredit”, Arben Taravari, është një fitore që presin që më 8 maj të thellohet edhe më shumë dhe të jetë historike.
Koalicioni opozitar “Vredi” aktualisht nuk ka qëndrim nëse dhe kë do të mbështesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Kreu aktual i shtetit dhe kandidati për kryetar i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, dhe kandidatja VMRO-DPMNE-s Gordana Siljanovska Davkova do të përballen kokë më kokë për postin e presidentit.
Votat e fituara nga Osmani dhe Taravari mund të jenë vendimtare për arritjen e regjistrimit prej 40 për qind të pjesëmarrjes, nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në shtet, që zgjedhja e presidentit të shtetit të jetë e vlefshme.
Partitë politike dhe kandidatët për president kanë edhe pesë ditë kohë për të prezantuar programet dhe ofertat e tyre para se qytetarët të japin fjalën e fundit në zgjedhjet e 8 majit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin…
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, reagoi pas një statusi të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i…
Juventus ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit kanadez Jonathan David, duke shtuar një emër të rëndësishëm në repartin ofensiv për sezonin…
Gjermania po planifikon të prezantojë një shërbim ushtarak vullnetar gjashtëmujor me qëllim dyfishimin e numrit të rezervistëve, raportoi Reuters, duke…
Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje të re…
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se nga ora 09:00 deri në 20:30 të datës 4 korrik 2025 janë…