Categories: maqedoni

Aksion i përbashkët i MPB-së dhe ASK-së në Shkup për terrorizëm, pesë persona përfshihen në hetim

Pesë persona janë vënë nën hetim pas një operacioni të gjerë të zhvilluar dje në Shkup nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe Ministria e Brendshme (MPB), në kuadër të një procedure para-hetimore për veprën penale “organizatë terroriste”. Gjatë kontrolleve në disa lokacione, autoritetet konfiskuan pajisje dixhitale dhe mjete të tjera elektronike.

Ministria e Brendshme njoftoi se Sektori për Luftën kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, që funksionon në kuadër të Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit ndaj J.K. (30), J.M. (22), M.T. (23), R.K. (23) dhe G.M. (34). Ata dyshohen për veprën penale “organizatë terroriste”, sipas nenit 394-a të Kodit Penal.

Të lidhura

None found

Sipas MPB-së, këto veprime u ndërmorën mbi bazën e njohurive dhe informacioneve të siguruara më herët nga partnerë strategjikë ndërkombëtarë, në koordinim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe nën drejtimin e prokurorisë kompetente. Qëllimi ishte identifikimi i administratorëve dhe anëtarëve të aplikacioneve në internet që nxitën formimin e një organizate terroriste.

Nga hetimi është konstatuar se i dyshuari i parë, J.K., në fund të vitit 2024 kishte krijuar një kanal në internet dhe një grup ku bënin pjesë edhe të dyshuarit e tjerë. Më tej, gjatë viteve 2025 dhe 2026, ata kanë vepruar si organizatë terroriste duke shpërndarë propagandë dhe materiale xhihadiste, me synim indoktrinimin ideologjik dhe lavdërimin e terroristëve të lidhur me “Shtetin Islamik”.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare bëri të ditur se të dyshuarit kishin vendosur lidhje me mediat dhe kanalet propagandistike të kësaj organizate terroriste, ndërsa angazhoheshin edhe për ngritjen e një rrjeti lokal për përhapjen e narrativave të dhunshme dhe ekstreme, me synimin për të nxitur aktivitete terroriste në vend.

Sipas të njëjtave informacione, anëtarët e grupit kanë ofruar edhe mbështetje logjistike për persona që më herët kishin qenë të përfshirë në aktivitete kundër terrorizmit. Një pjesë e të dyshuarve, ndërkohë, tashmë po vuajnë dënime me burg ose ndodhen në paraburgim për vepra të lidhura me terrorizmin.

ASK theksoi se këto aktivitete janë zhvilluar për të mundësuar zbulimin dhe pengimin në kohë të kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare, si dhe për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të qytetarëve.

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

Alarm në Turqi! Të gjithë në pritje të Ernest Muçit pas supergolit me Kombëtaren

Supergoli i Ernest Muçit ndaj Finlandës ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka kthyer në vëmendje edhe me fanellën e…

6 minutes ago

SHBA synon të kufizojë pajisjet optike kineze në qendrat e të dhënave, kundërshtojnë Google, Amazon dhe Meta

Administrata amerikane po avancon me një nismë për të kufizuar importin e modeleve të reja kineze të transmetuesve optikë, pajisje…

8 minutes ago

Meta vë në provë aplikacionin “Direct”, mesazhet në Instagram mund të përdoren edhe pa llogari

Kompania Meta ka nisur testimin e një aplikacioni të ri të quajtur Direct, i cili synon të veçojë komunikimin me…

9 minutes ago

Fadil Fazliu lirohet pas vendimit të Hagës, mesazhi i të birit: Idealet nuk mposhten nga burgu

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë.…

9 minutes ago

Limaj kërkon reagim institucional pas dënimit të Hashim Thaçit në Hagë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke…

9 minutes ago

Erion Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës në GJKKO, Prokurori Ols Dado: Kryebashkiaku ka kërkuar leje të marrë pjesë në evente të tjera, në gjyq thotë s’vij dot

Prokurori i SPAK, Ols Dado, ka deklaruar se sipas informacionit që disponon institucioni, gjendja shëndetësore e kryebashkiakut të Tiranës Erion…

13 minutes ago