maqedoni

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, kush janë dy 16-vjeçaret që humbën jetën! Reagon Shkolla e Muzikës: Lanë pas boshllëk të pazëvendësueshëm

Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se dy 16-vjeçaret ishin nxënëse në Shkollën e Mesme të Muzikës “Drita”. Dy të miturat u aksidentuan me motoçikletë ndërsa fatkeqësisht nuk i mbijetuan plagëve të marra.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik ndërsa ka reaguar edhe shkolla për ngjarjen e rëndë.

“Me dhimbje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.

Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm. Në këto çaste të rënda, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK ‘Drita’ shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre.

Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm! U prehshin në paqe!”, thuhet në reagim.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor vazhdojnë punën për të zbardhur detaje.

Tags: aksidentRMV

të fundit

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më…

15 minutes ago

“Njeri fisnik dhe mik i çmuar”, kolegë e politikanë shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 64-vjeçare ndërsa lajmi ka trishtuar mbarë opinionin publik.…

47 minutes ago

Aksident në aksin “Shkodër-Koplik”, plagosen 3 persona, të gjithë familjarë

Aksident me tre të plagosur në aksin “Shkodër-Koplik”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”,…

57 minutes ago

Pas lindjes së djalit Dafina Zeqiri nuk pret më, i kthehet jetës së natës

Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj Kreshnik Gjergji, së fundmi, janë bërë prindër të një djali të quajtur Daskan, një…

1 hour ago

Askush nuk e priste/ Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi

Mozzik sjell surprizën më të madhe të këtij viti – një biznes që askush nuk e priste. Reperi i njohur…

1 hour ago

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës, nisin hetimet

Pylli i Sodës në Vlorë është rrezikuar të digjet pasditen e kësaj të shtune pasi një automjet u përfshi nga…

1 hour ago