Në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum, afër fshatit Raça të Ohrit, dje rreth orës 19:15 ndodhi një aksident trafiku mes një veture Citroen me targa të Ohrit, që drejtohej nga L.J. (48) nga Ohri, dhe një veture Ford po ashtu me targa të Ohrit, në timonin e së cilës ishte G.P. (59) nga Ohri. Për rastin u njoftua Departamenti i Policisë së Ohrit.
None found
Si pasojë e përplasjes, L.J. mori lëndime të rënda trupore, të konfirmuara në Spitalin Shën Erazmus në Ohër. Ndërkohë, G.P. dhe pasagjeri i tij S.P. (57) nga Ohri pësuan lëndime trupore.
Nga MPB bëjnë të ditur se, pas masave të ndërmarra, është konstatuar se L.J. kishte 1.80 promil alkool në gjak. Me urdhër të prokurorit publik, automjeti i tij u sekuestrua, ndërsa ekipet policore kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj L.J. u ngrit një padi penale përkatëse. Do të ngrihet kallëzim penal, thonë nga MPB.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me…
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, sot seancën parlamentare akuzoi se ribalancimi i dytë i buxhetit për vitin 2026 është dëshmi…
Një problem sigurie i Claude Code, asistenti i programimit të inteligjencës artificiale të kompanisë Anthropic, ka bërë që mbi 100…
Me 67 vota "për", 15 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi sot pasdite rishikimin e dytë të buxhetit për vitin…
NASA ka hapur një fushatë të re rekrutimi për astronautët e ardhshëm, duke ofruar një pagë vjetore prej 164,395 dollarësh…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për…