Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, deklaroi gjatë protestës së zhvilluar në Shkup në mbështetje të çlirimtarëve se populli shqiptar nuk mund të dënojë ata që luftuan për çlirimin e tij.
None found
Sipas tij, protestat dhe aktivitetet në mbështetje të çlirimtarëve do të shtrihen në të gjithë Kosovën, si dhe në hapësirat e Maqedonisë ku jetojnë shqiptarë.
“Tubimi i sotëm në Sheshin Skënderbeu është vetëm hapi i parë. Shqiptarët në Maqedoni, së bashku me shqiptarët e Kosovës, do të shprehin pakënaqësinë dhe revoltën e tyre, sepse çlirimtarët nuk mund të dënohen në emër të popullit shqiptar”, u shpreh Ahmeti.
Ai theksoi se kjo çështje nuk duhej të kishte nisur që nga publikimi i aktit të cilin e cilësoi si të turpshëm dhe që lidhet me Dik Marti.
Ahmeti tha se përballë përpjekjeve për të njollosur të gjithë popullin shqiptar nevojitet angazhim i madh institucional. Sipas tij, institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të zhvillojnë aktivitete të fuqishme diplomatike për t’ua shpjeguar kancelarive evropiane, të cilat financojnë Gjykatën Speciale, të gjithë situatën dhe për të arritur shpalljen e çlirimtarëve si të pafajshëm.
Pas ndeshjes së sotme në Vjenë, Austria ka marrë kryesimin e grupit 3 në Ligën e Kombeve B, pas fitores…
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar disfatë në udhëtim te Austria, në kuadër të xhiros së dytë për xhiron e dytë…
Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama, duke e akuzuar se nuk dha…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është parë të dielën duke dalë nga ndërtesa e Qeverisë së…
Pas më shumë se 27 vjetësh pritjeje në ankth, laboratori i Hagës ka konfirmuar zyrtarisht tri identifikimet e para përmes…
Njē 70-vjeçar, ka gjetur vdekjen në Fermë-Çlirim pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët. Sipas burjmeve policore, i moshuari…