Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i ka përcjellë urimet e tij kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me rastin e nisjes së mandatit të ri të Qeverisë së Kosovës.
None found
Gashi njoftoi se në ditën e parë të punës së ekzekutivit të ri zhvilloi një bisedë telefonike me Kurtin, gjatë së cilës i uroi sukses Qeverisë Kurti 4.
“Uroj që ky mandat të sjellë rezultate të mira për qytetarët e Kosovës, forcim të institucioneve dhe vlerave demokratike, si dhe hapa të rinj drejt zhvillimit dhe integrimit europian”, shkroi Gashi.
Sipas tij, në bisedë u konfirmua vullneti i përbashkët për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Gashi nënvizoi lidhjet vëllazërore, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe interesat që dy vendet ndajnë.
“Për Kosovën një faqe e re, për miqësinë tonë një vazhdim”, deklaroi Gashi, duke theksuar se bashkëpunimi institucional mes dy shteteve përbën një garanci për një të ardhme më të fuqishme dhe të përbashkët në rrugën europiane.
Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, ndërsa në podiumin e çmimit prestigjioz e shoqërojnë Kylian Mbappé dhe…
Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke u shpërblyer për një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern…
Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, duke u shpërblyer për sezonin e jashtëzakonshëm me Bayern Munichun…
Alexia Putellas është shpallur fituese e Topit të Artë për Femra 2026. Futbollistja e Barcelonës dhe e Përfaqësueses së Spanjës…
Bukayo Saka është nderuar me Çmimin Socrates në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, në shenjë vlerësimi për kontributin e…
Incidente të rënda dhe përplasje me policinë shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Bilbao të Spanjës, pas anulimit të një…