Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, zhvilloi një takim me delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. Në takim morën pjesë edhe Sanja Lukarevska, kryetare e Komisionit për Financa dhe Buxhet, si dhe Pece Milevski, nënkryetar i Komisionit për Vetëqeverisje Lokale. Delegacioni përbëhej nga bashkëraportuesit për demokracinë lokale, Anders Knape nga Suedia dhe Matthias Gissin nga Zvicra, njoftoi Kuvendi.
None found
Diskutimet u përqendruan te zbatimi i Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale, si dhe te garantimi i të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në nivel vendor.
Gjatë bisedës, Gashi vlerësoi se decentralizimi përbën një shtyllë të rëndësishme të demokracisë, pasi u mundëson qytetarëve që vendimet me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre të merren, kur është e mundur dhe e arsyeshme, në nivel lokal, duke reflektuar nevojat dhe veçoritë e komuniteteve.
Sipas njoftimit të Kuvendit, kryetari Gashi rikujtoi se decentralizimi është një prej elementeve themelore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001. Kjo marrëveshje synonte fuqizimin e vetëqeverisjes lokale dhe rritjen e përfshirjes së qytetarëve dhe komuniteteve në vendimmarrjen në nivel lokal.
Pjesë e takimit ishin edhe diskutimet për pavarësinë e pushtetit vendor dhe ecurinë e decentralizimit, veçanërisht për autonominë dhe decentralizimin financiar. Po ashtu, u trajtuan kompetencat e kryetarëve të bashkive dhe të këshillave bashkiake.
Bashkëbiseduesit analizuan vështirësitë që hasin bashkitë në garantimin e qëndrueshmërisë financiare, në mbrojtjen e mjedisit, përballjen me ndryshimet demografike dhe forcimin e kapaciteteve administrative e institucionale. Në takim u shqyrtuan gjithashtu mundësitë për avancimin e mëtejshëm të vetëqeverisjes lokale./Telegrafi/
Real Madridi është i bindur se Kylian Mbappe do të jetë mjaftueshëm i gatshëm për të startuar ndaj Villarrealit këtë…
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka ftuar në Kuvend kryeministrin Albin Kurti për të votuar ligjin për Gjykatën Speciale.…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për Ekrem Selimin dhe Fatlum Zogajn, të ndaluar. Kjo pas…
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Lulzim Hiseni, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, në…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës të bëhet sa më…
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se gjoja ai po e dërgon vendin përsëri në…