maqedoni

A do ta përkrah ASH nismën e VMRO-së për interpelancë ndaj Xhaferit?

Ndonëse  Aleanca për Shqiptarët (ASH) në vazhdimësi ka shpreh dilemat dhe vërejtjet e saja rreth udhëheqjes së Kuvendit nga ana e kryetarit Talat Xhaferi, akoma nuk ka një përgjigje konkrete nëse do të mbështesin apo jo nismën e VMRO-DPMNE-së për interpelancë ndaj kreut të Kuvendit. Deputeti i kësaj partie Elmi Aziri i ftuar në “Rruga drejt”,  tha se grupi parlamentar i ASH-së do të diskutoj rreth kësaj çështje dhe më pas do të marr një vendim konkret.

“ASH-ja në vazhdimësi ka qenë në një far forme, në një presion ose tendencë që të jetë e bojkotuar, të shmanget nga opinioni publik nga ana e kryetarit të parlamentit. Opinioni është njoftuar edhe e ka parë në mënyrë vizuale debatet dhe përplasjet e vazhdueshme të koordinatores së grupit tonë parlamentar zonjës Ilire Dauti me kryetarin e parlamentit, Talat Xhaferi, për shkak të një tendence për të vendosur gisht edhe mbi të drejtën e fjalës, për tu mohuar e drejta e fjalës edhe ndaj deputetëve të Aleancës për Shqiptarët, zhvendosja e deputetëve të ASH-së gjithnjë kah fundi, siç e kemi rastin me institucionin pyetjet e deputetëve…Është një udhëheqje autokrate e Talat Xhaferit dhe mund me plotë gojë të themi që në këtë mandat Talat Xhaferi është kryetar i deputetëve të BDI-së dhe në asnjë mënyrë nuk është kryetar i të gjithë deputetëve që janë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut, për shkak të segregimeve partiake të cilat i banë kryetari i parlamentit Talat Xhaferi… Ne jemi parti opozitare dhe mbi bazën e këtij pozicioni tonë, ne do të diskutojmë në grupin tonë parlamentar dhe do të marrim një vendim të caktuar”, deklaroi Elmi Aziri, deputet i ASH-së.

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

2 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

2 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

3 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

3 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

4 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

4 hours ago