Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka njoftuar se 15 persona janë në polici pas zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, ku si pasojë, kanë humbur jetën të paktën 59 persona.
Toshkovski tha se janë arrestuar të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë, të punësuar në diskotekë, por edhe ish drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Deri në këtë moment, në lidhje me këtë ngjarje penalo-juridike ka ma shumë se 20 persona të dyshuar. Rreth 15 persona janë në stacion të policisë. Disa prej të dyshuarve për shkaktimin e këtij rasti penalo-juridik kanë ndërruar jetë. 4 persona për momentin janë siguruar në spital, 2 anëtarë të bendit, djali i pronarit të diskotekës dhe menaxheri i kompanisë që e ka menaxhuar diskotekën. Një pjesë e personave të ndaluar, që për momentin janë në stacion të policisë, janë njerëz që kanë faj direkt në lidhje me këtë ngjarje penalo-juridike, sipas provave që kemi.
Sipas provave deri tani, respektivisht është arrestuar një person që është organizator i ngjarjes, dhe për të cilin kemi dyshim se është njëri prej atyre që ka faj direkt në suaza të kryerjes së veprave konkrete penale në lidhje me këtë rast.
Gjithashtu, janë arrestuar ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë, ish, mendoj edhe udhëheqësi i tashëm i një sektori në korniza të Ministrisë së Ekonomisë, kemi arrestuar ish-drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe 3 të punësuar në Drejtori”, tha Toshkovski.
Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 20 dhe 22-vjeç, me origjinë…
Shtetasi shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili jetonte në Volos të Greqisë, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, e…
Shqipëria edhe vitin e kaluar, kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më…
Kristian Shpendi, më në fund ka marrë ftesën e shumëpritur për t’iu bashkuar Kombëtares A të Shqipërisë. Sulmuesi kuqezi, në…
Sot, më 25 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.5…
Ditën e sotme, (25 gusht 2025), do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili…