Sektori i Krimit Kibernetik dhe Forenzikës Dixhitale ka thirrur deri tani 13 persona në bisedë informative për shkak të përhapjes në rrjetet sociale të pretendimeve të rreme për ndotjen e ujit të pijshëm në Shkup, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
None found
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, me këta persona është zhvilluar intervistë zyrtare. Të gjithë kanë deklaruar se informacionin e kishin publikuar ose shpërndarë pasi kishin parë më herët një postim të ngjashëm në rrjetet sociale apo pasi e kishin dëgjuar nga dikush tjetër. Megjithatë, asnjëri nuk ka paraqitur ndonjë burim konkret, të verifikuar ose të besueshëm që të mbështeste pretendimet se uji ishte i ndotur.
Puna për zbardhjen e plotë të rastit do të vijojë. Sektori i Krimit Kibernetik dhe Forenzikës Dixhitale do të vazhdojë mbledhjen dhe shqyrtimin e të dhënave, me qëllim përcaktimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes, përfshirë mënyrën se si informacioni u shfaq dhe më pas u përhap në internet.
Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi se publikimi dhe shpërndarja e të dhënave të pasakta e të paverifikuara mund të krijojë panik dhe shqetësim të pabazë në opinion, veçanërisht kur ato lidhen me shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.
Institucioni u bëri thirrje qytetarëve të mos shpërndajnë informacione pa ua kontrolluar vërtetësinë dhe të informohen vetëm përmes burimeve zyrtare dhe relevante. Ministria theksoi se përdorimi me përgjegjësi i rrjeteve sociale, si dhe verifikimi i çdo informacioni përpara publikimit ose ndarjes, janë thelbësore për të parandaluar dezinformimin dhe për të mbrojtur interesin publik.
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…
Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…
Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…