maqedoni

10 shtetas të Maqedonisë së Veriut largohen nga Izraeli, pritet edhe evakuimi i të tjerëve nga Gaza

Edhe 10 shtetas të Maqedonisë së Veriut që po qëndronin në Izrael, janë nisur drejt vendlindjes, raporton TV21.

Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut theksojnë se deri më tani rreth 30 shtetas tanë janë larguar nga Izraeli, ndërsa pohojnë se gjithsej rreth 200 shtetas kanë kërkuar ndihmë.

Gjithashtu deklarojnë se me shumicën prej shtetasve tanë janë në kontakt të vazhdueshëm.

“Ju informojmë se nëpërmjet kanaleve të ndryshme të transportit, edhe dhjetë shtetas tanë të tjerë janë larguar nga Izraeli, respektivisht: katër me avion për në Athinë, pesë për në Podgoricë dhe një person me fluturim për në Stamboll; së bashku me ata që e kanë bërë më parë këtë, numri i përgjithshëm për dy ditët e fundit ka kaluar 30 shtetas tanë që janë larguar nga Izraeli. Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, në koordinim të ngushtë me shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, punon në mënyrë aktive për kthimin e 100 qytetarëve tanë të tjerë, të cilët kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli dhe të cilët kryesisht ndodhen në vende të sigurta. Një pjesë e tyre tashmë kanë siguruar bileta përmes fluturimeve të rregullta që janë aktive përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tel Avivit i cili është në funksion të plotë. Disa prej tyre ndodheshin në zona të prekura nga dhuna dhe konsiderohen të pasigurta, për të cilat tashmë është siguruar transporti i brendshëm nëpër territor të Izraelit për t’i transferuar në një vend të sigurt, nga ku mund të dërgohen në shtëpi. Mes tyre janë dy shtetas tanë në Rripin e Gazës, për nxjerrjen e të cilëve është ngarkuar Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kajro, e cila është në komunikim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Egjiptit”, thonë nga MPJ.

Minjstria e Jashtme thotë se sipas vlerësimeve të shtabit të krizës, deri në 200 qytetarë tanë janë duke qëndruar në territorin e Izraelit, shumica e të cilëve janë lokalizuar me saktësi dhe mbahet komunikim i rregullt me ta, deri në kthimin e tyre në Maqedoninë e Veriut.

“Ndërkohë ju bëjmë thirrje shtetasve tanë në Izrael që të ndjekin Portalin Nacional për raste urgjente (www.oref.org.il), të a.q. Home Front Command, i specializuar për mbrojtjen civile, i cili doli me rekomandime të reja për popullatën, si dhe respektimin e të gjitha udhëzimeve të tjera të institucioneve kompetente të Izraelit. Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka në dispozicion dy linjat telefonike SOS – 075/273-732 dhe 075/268-736, si dhe linjën telefonike të Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926 -7378.”, shtojnë nga MPJ.

të fundit

Horoskopi 27 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot, mund të ndiheni të ndarë mes dëshirës…

3 hours ago

“Kam dyshimet e mia, jam tërhequr”, Elijona stepet nga Klodit: Shumica kanë qejf të na ndajnë

Është publikuar edhe një klip me disa nga momentet në mes të Elijona Binakajt dhe Klodian Mihajt. Sërish u diskutua…

3 hours ago

Vizita e Ramës në Izrael, Qori: Na ka poshtëruar si vend dhe si popull, Netanyahun duhet ta arrestojmë po shkeli në Shqipëri!

Kryetari i "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori, gjatë një prononcimi për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se me vizitën…

3 hours ago

Jo vetëm Rama, edhe Dodik i ftuar në të njëjtin aktivitet në Izrael

Kryeministri Edi Rama u mburr sot se ishte i ftuar të mbante një fjalim në parlamentin izraelit, madje duke e…

3 hours ago

“Vetëm ky baba këtu m’zen mua”/ Alba tregohet më e vendosur se kurrë për dashurinë e saj ndaj Limit

Alba është e vendosur në dashurinë e saj ndaj Limit. Aq shumë, sa ajo e pranon se vetëm Limi ka…

3 hours ago

Osmani për projektligjin për Luginën e Preshevës: Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve më nuk është i padukshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës dërgon mesazhin…

4 hours ago