lifestyle

Zgjohet në 8 të mëngjesit dhe konsumon këtë lloj paçe, nutricionistja: Sëmundja që lufton

Paçja e kockave është një ndër ushqimet tradicionale më të pëlqyera nga të gjithë. Përpos shijes së mirë, ajo ka edhe vlera shumë të mëdha në organizëm. Nutricionistja Diola Dosti ndau disa këshilla për teleshikuesit, ndërsa tregoi edhe benefitet e shumta që marrim nga konsumimi i paces së kockave.

“Paçja sidomos e këmbëve, por edhe e trurit është shumë e mirë sidomos për fëmijët që vuajnë nga çrregullimi I spektrit autizmit. Mbi të gjitha ka kolagjen natyral, paçja lufton rrudhat, realisht nëse pacja shoqërohet edhe me elementë që kanë vitamincë c e cila është një promotor I kolagjenit. Pra është një lloj kompozimi shumë I mirë që të ndihmon të luftosh rrudhat nga brenda”, u shpreh ekspertja në “Rreze Dielli”.

Të lidhura

None found

Ndërsa për ata persona që shqetësohen për yndyrnat në organizëm, ajo tha se yndyra e këtij ushqimi mbetet ndër më të shëndetshmet.

“Yndyra nuk është dicka e keqe kur përdoret në sasi optimale dhe yndyra duhet të jetë bazë cdo ditë, flas gjithmonë npër yndyrën e shëndetshme që vjen nga pacja, ulliri avokado. Pacja është ndër ushqimet tradicionale shqiptare më e shëndetshme dhe për këtë jam e bindur. Gjithashtu ajo theksoi se paçja është një ushqim tepër ndihmues për personat që vuajnë nga dhimbja e kockave”, u shpreh nutricionistje.

“Madje për të gjithë personat që kanë probleme me kockat, jo vetëm moshat e treta por edhe atltetët që mund të kenë një frakturë, ndrydhje, të kockave, një ndër recetat më të mira është paçja sidomos nëse përfshini edhe selinon. Personat që kanë probleme me kockat duhet të kenë në tavolinë këto tre elementë, pjatën me pace, vitaminën c dhe lëngun e selinos”, shtoi ekspertje.

Ndër të tjera, nutricionistja Diola Dosti u shpreh se shpeshherë edhe ajo vetë konsumon pace herët në mëngjes, për benefitet e shumta që kjo recetë tradicionale ka në organizëm.

“Unë ha pace në mëngjes, kam një vend që shkojë shpesh në mëngjes dhe konsumoj pace. Edhe pse shpesh bëj agjërime të ndryshme, por ndonjëherë më teket që në 8 të mëngjesit unë shkojë ha pace, I hipi makinës, dhe shkoj te paçja nga Gjirokastra”, theksoi Dosti.

të fundit

Tahiri: Aleanca është e përgatitur për zgjedhje të reja

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i LVV-së, Albin Kurti, nuk ka treguar vullnet për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen…

9 minutes ago

Debutimi historik i Erblin Osmanit me Kosovën bëhet lajm në mediat gjermane

Talenti i Bayern Munichut, Erblin Osmani, ka shkruar historinw me Kombwtaren e Kosovws me debutimin e tij në Ligën e…

21 minutes ago

Popovski calls for a budget review: Indicators do not fully reflect Macedonia’s economy

Të dhënat ekonomike, ashtu si të gjitha të dhënat statistikore, janë të ndryshme. Një e dhënë mund të tregojë një…

23 minutes ago

Ice produced in improper conditions and contaminated with bacteria, two people in Radovish criminally charged

Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj dy banorëve të Radovishit, të cilët në mënyrë të paautorizuar dhe në kushte johigjienike…

24 minutes ago

Jashari: Support for the Presevo Valley is a national obligation

Investimet në Luginën e Preshevës janë një obligim kombëtar dhe kontribuojnë në forcimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në këtë…

25 minutes ago

Haradinaj commemorates victims of the massacre in Upper Abri: 23 members of the Deliu family were killed by Serbian forces

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot masakrën në Abri të Epërme ku 28 vjet më parë forcat serbe…

25 minutes ago