Nëse jeni mbi 40 vjeç dhe vëreni që çarçafët janë qull kur zgjoheni ose pëllëmba e dorës është gjithmonë e djersitur, edhe kur nuk jeni në diell, mos mendoni që është faji i kondicionerit apo jorganit të trashë që keni hedhur sipër, madje mos i injoroni këto dy situata pasi mund të jeni duke vuajtur nga ndonjë problematikë shëndetësore.
Për shembull mund të jeni duke hyrë edhe në fazën e perimenopauzës, duke qenë se gratë fillojnë të përjetojnë afshe të nxehta gjatë të 40-ave për shkak të ndryshimeve hormonale. Por përtej kësaj, tre janë gjendjet që mund të shpjegojnë djersitjen e tepërt:
1. Vuani nga diabeti
Niveli i ulët i sheqerit në gjak (hipoglicemia) është një nga shkaktarët më të zakonshëm të djersitjes tek grate pas moshës 40 vjeç. Nëse nuk kryeni mjaftueshëm aktivitet fizik dhe keni fituar shumë peshë rreth belit, gjasat janë më të larta për zhvillimin e diabetit të tipit 2 – pa përmendur faktin se të qenët mbipeshë bën që njerëzit të djersinë më shumë.
2. Keni probleme me gjumin
Çrregullimet e gjumit shkaktojnë gjithashtu djersitje të tepërt gjatë natës. Djersitja e tepërt është një simptomë e zakonshme e apnesë së gjumit, që shkakton bllokim të rrugëve të frymëmarrjes kur flini. Sipas statistikave kjo gjendje është e përhapur si tek meshkujt dhe tek femrat, megjithatë këto të fundit janë më të rrezikuara prej saj pas të 40-ve.
3. Tiroidja është jashtë kontrollit
Hipertiroidizmi (ose një tiroide tepër aktive) përshpejton metabolizmin dhe mund të shkaktojë rënie në peshë, çrregullim të rrahjeve të zemrës dhe djersitje të tepërt. Çrregullimet e tiroides që nisin kur gratë janë rreth 40 vjeç mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me ato të menopauzës, madje mund të përshpejtojnë edhe kalimin në fazën e menopauzës.
Dashi Mundohuni që të mos përfshiheni në projekte ose diskutime që nuk ju përkasin, për shkak se tashmë nuk mund…
Ministria e Jashtme norvegjeze ka njoftuar se një shpërthim ndodhi në rezidencën e ambasadorit të tyre në Izrael sonte. “Kemi…
Arlind Qori, drejtues i “Lëvizja Bashkë”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u shpreh kundër denoncimit të…
Në një ndeshje të paharrueshme të Kupës së Botës për Klube, Al-Hilal nga Arabia Saudite arriti të mbajë në shah…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të…
Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi, ka reaguar për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me…