Categories: lifestyleshowbiz

Zemërthyer, Loredana tregon nëpërmjet tatuazhit si ndihet pas ndarjes nga Mozzik (FOTO LAJM)

Teksa të gjithë mendonin se Mozzik dhe Loredana po jetonin ditët më të bukura si dy të dashuruar, duket se diçka ka ndodhur sërish mes tyre. Fillimisht fansat e dyshes vunë re se Mozzik dhe Loredana nuk ndiqeshin më në rrjete sociale. Më pas reperi postoi sot në rrjete sociale disa shprehje, që hapur dukeshin si thumba kundrejt Loredanës.

“Mos i lejoni idiotët t’ju prishin ditën. Mos harroni të doni veten të parën. Rregulli numër 1: Bëj çfarë të bën ty të lumtur. Vetëm sepse ju mungon dikush s’do të thotë se doni kthimin e tij pas në jetën tuaj. Mungesa është vetëm një pjesë e të ecurit para. Mos e kërko lumturinë në të njëjtin vend ku e humbe një herë!”, thuhet në postimet në fjalë.

Të lidhura

None found

Nga ana tjetër Loredaana iu kundërpërgjigj Mozzik me një pjesë të shkëputur nga kënga “Let you down” të reperit NF.

“Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Paketova gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, hedh bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer”, thuhet në këngën që Loredana publikoi në Instagram.

Ndërsa ditën e sotme përmes një tatuazhi ajo ka zbuluar se nuk ndihet aspak mirë pas ndarjes. Ajo ka postuar në Instagramin foto të një zemre të thyer të gdhendur në trup. Përmes këtij imazhi Loredana duket se ka zgjedhur të tregojë se ndihet zemër thyer tashmë që marrëdhënia mes saj dhe Mozzik ka marrë sërish fund.

të fundit

Çështja CEZ-DIA/ GJKKO shtyn seancën për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur këtë të hënë shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj Fatime…

56 seconds ago

Kuzeska: Propozimi për votim me postë krijon terren të ri për manipulime

LSDM njoftoi sot se OBRM-PDUKM në pushtet synon të prezantojë ndryshime në modelin zgjedhor për votimin e diasporës që hapin…

14 minutes ago

Hoqi dorë nga jeta në Londër, Françeska Murati tregon arsyen se përse u rikthye në Tiranë

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, ka ndarë me ndjekësit një detaj interesant rreth vendimit për t’u…

14 minutes ago

PTHP-Shkup kërkon masa paraprake për tre të dyshuar për dhunë ndaj një të mituri

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot i paraqiti gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në…

14 minutes ago

Sulmet ruse në Kiev lënë të paktën 22 të vdekur, Zelensky pritet të takohet me Trump në samitin e NATO-s

Një seri e re bombardimesh ruse goditi gjatë natës Kievin dhe zonat pranë tij, duke shkaktuar të paktën 22 viktima…

14 minutes ago

Heat can bring serious consequences, doctors warn even of comatose conditions

Temperaturat e larta të verës mund të shkaktojnë gjendje të ndryshme shëndetësore, goditja nga I nxehti është një prej tyre.…

14 minutes ago