lifestyle

Zbulohet se nga ishte origjina e Leonardo Da Vinci

Leonardo Da Vinci është padyshim një nga mburrjet më të mëdha të Rilindjes italiane. Artisti dhe shpikësi i njohur, autor i pikturës më të njohur dhe enigmatike në botë, La Gioconda, ose Mona Lisa siç njihet ndryshe, ka një histori që ka inspiruar qindra libra dhe filma.

Një nga misteret e tij të fundit ishte paradoksalisht origjina e tij. Të gjithë e dinë se ai ka lindur në Vinci, një qendër aspak e rëndësishme në Toskanë.

Ndërkohë që për babanë e tij Piero da Vinci, një noter fiorentin, dihet pothuajse gjithçka, për të ëmën deri më tani kishte vetëm disa hipoteza.

Ajo është identifikuar fillimisht si Caterina di Meo Lippi, një vajzë 16-vjeçare me origjinë modeste, por emri Caterina, që në atë kohë përdorej për të identifikuar skllavet, e ka vënë në dyshim këtë qasje.

Por Carlo Vecce, një profesor italian, filolog dhe historian i Rilindjes në Universitetin Oriental të Napolit, ka gjetur në Arkivat e Firences një dokument origjinal të kohës, me firmë të Piero da Vinci, ku lirohet nga skllavëria ajo që cilësohet si “Caterina, vajza e Jakobit, skllave me origjinë çerkeze”.

Çerkezët janë një popullsi autoktone e Kaukazit, që për shkak të ngjarjeve historike është spostuar në pjesën më të madhe në Turqi dhe Rusi, dhe në Lindjen e Mesme, madje një komunitet rreth 1200 ka banuar në Kosovë pas vitit 1858, ndërkohë që sot janë vetëm disa dhjetëra.

Por sipas profesorit, origjina e saj nuk ishte modeste, madje ishte e bija e një princi çerkez e cila ra në robëri ende adoleshente, me shumë mundësi pas një sulmi tartar, duke filluar një kalvar që e çonte fillimisht në Konstantinopojë dhe më pas u shit në Venecia, dhe së fundi në Firence, në një familje të pasur.

Pikërisht aty 26-vjeçari Piero takoi Caterinën moshatare, duke filluar një marrëdhënie të fshehtë për shkak të diferencave të statusit, nga e cila lindi në 15 prill të vitit 1452 djali i tyre, gjeniali Leonardo.

Pak muaj më vonë, në nëntor, Piero do t’i blinte lirinë mamasë së djalit të tij nga familja Redditi, duke i dhënë Caterinës lirinë dhe dinjitetin e merituar.

të fundit

Top Channel konfirmon lajmin, ja kush do ta drejtojë “Big Brother VIP Albania 5”

Ledion Liço do të moderojë sërish Big Brother VIP Albania, duke hyrë kështu në sezonin e tij të tretë si…

18 minutes ago

Aksident i trefishtë në Tunelin e Llogarasë, plagosen katër persona/ Trafik i rënduar, policia në vendngjarje

Një aksident i trefishtë me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në tunelin e…

39 minutes ago

Asllani është gati, projektohet titullar në fundjavë ndaj skuadrës që e kërkonte me ngulm në merkato

Kristjan Asllani e ka parë nga TV ndeshjen që skuadra e tij e re, Torino, luajti këtë fundjavë ndaj skuadrës…

1 hour ago

Aksident në Ballsh/ 7-vjeçarja përpl*set nga një makinë, drejtuesi 18-vjeçar shoqërohet nga policia

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një vajzë e mitur ka mbetur e…

2 hours ago

BE pezullon takimet me Qeverinë në detyrë të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme

Bashkimi Evropian ka njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me…

2 hours ago

U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zv.kryeministren, Emilija Rexhepi. Lirimi nga detyra vjen pasi Rexhepi është…

2 hours ago