Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në mbarë botën dhe duket se ajo i bën mirë shëndetit.
Për këtë arsye, “El País” ka publikuar rezultatet e studimeve të ndryshme në të cilat është treguar se konsumimi i moderuar i kafesë ndikon në vdekshmërinë më të ulët, dhe për rrjedhojë, zgjat jetëgjatësinë.
None found
Ky është rasti i studimit të BMJ, ku pohohet se konsumimi i matur i kafesë është i sigurt, veçanërisht me 3 ose 4 filxhanë në ditë, gjë që do të kontribuonte në uljen e shfaqjes së patologjive si sëmundjet kardiovaskulare, lloje të ndryshme të kancerit ose gjendjet neurologjike.
Nga një grup specialistësh spanjollë, në bashkëpunim me Rrjetin e Qendrës së Kërkimeve Biomjekësore për Fiziopatologjinë e Obezitetit dhe Ushqyerjes (CIBEROBN), thuhet se “pjesa më e madhe e sëmundjeve kronike ndodhin në moshat më të vjetra dhe pikërisht këtu kafeja mund të ketë më shumë efekt të dobishëm”.
Megjithatë, kafeja nuk është e mirë për të gjithë popullatën, pasi tek gratë shtatzënë konsumimi i kafesë mund të lidhet me efekte të padëshiruara, si për shembull pesha e vogël e foshnjës në lindje ose rritja e rrezikut të frakturave në vetë gratë shtatzëna.
Ndërkohë, studimet nga Kina kanë dalë në përfundim se konsumimi i moderuar i kafesë, me ose pa sheqer, shoqërohej me një rrezik më të ulët të vdekjes.
Ilir Daja dhe Albion Rrahmani Albion Rrahmani do të jetë futbollisti më i ri i Venezias [...]Read More...
OBRM-PDUKM tregoi se reformat vijnë me shumë përkushtim, punë dhe përgjegjësi, dhe sjellin rezultate konkrete. Një nga prioritetet më të…
Prokuroria e Posaçme, ka përfunduar hetimet për një prej fraksioneve të dosjes së inceneratorit të Tiranës, duke dërguar për gjykim…
Dy të mitura, në prani të prindërve të tyre, janë marrë në pyetje në stacion policor lidhur me rastin e…
Protestuesit janë përplasur me policinë nga hyrja e pedonales pranë ministrisë së Brendshme. Ata tentuan që të hiqnin gardhin metalik…
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS-së, deklaroi sot në Kuvend se në skenarët për destabilizimin e Shqipërisë nuk…