Categories: lifestyletech

Youtube dhe TikTok ashpërsojnë rregullat kundër videove të inskenuara me shpëtim kafshësh

Pas kritikave të organizatave për mbrojtjen e kafshëve Youtube dhe TikTok ashpërsojnë rregullat kundër videove të inskenuara me skena për shpëtimin e kafshëve.

 

Të lidhura

None found

Një influencer shpëton një majmun prej mbytjes së një gjarpri apo shpendi grabitqar, tjetra nxjerr mace nga ndonjë vrimë e thellë ose rikthen në det breshkauji ose kafshë të tjera ujore – gjithçka duket si heroike, por është në fakt mizori ndaj kafshëve. Sepse videot shpesh nuk janë xhirime thjesht të rastësishme – por kanë si synim të marrin sa më tepër likes dhe klikime.

Organizatat përmbrojtjen e kafshëve si Peta dhe Lady Freethinker kanë kohë që e kritikojnë këtë modë të rrezikshme të influencërve. Sipas hulumtimit të tyre për të prodhuar video interesante kafshët mbahen në robëri dhe keqtrajtohen. Po ashtu kafshët shpesh janë të plagosura prej zogjve grabitqarë, kurse zogjve grabitqarë u kanë prerë krahët në mënyrë që ata të mos mund të fluturojnë aq lehtë.

Analiza tregoi gjithashtu se shpesh janë të njëjtat kafshë që përdoren në disa video. Kjo përcaktohet lehtë nga karakteristikat individuale të kafshëve, si pullat e lëkurës të gjarprit ose gëzofi i maceve.

Për shkak të kritikave bazuar në hulumtimet dhe analizën e videove Youtube ka ndryshuar rregullat dhe e ka ndaluar zyrtarisht publikimin e videove me skena të inskenuara aksionesh për shpëtimin e kafshëve. As TikTok nuk do t’i lejojë video të tilla. Sidoqoftë për shkak të popullaritetit të tyre të lartë, është e diskutueshme nëse platformat në fjalë do të arijnë t’i fshijnë të gjitha videot e publikuara tashmë. Të paktën deri tani shumë nga videot mund t’i gjesh ende në Youtube ose TikTok.

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

4 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

5 hours ago