Migrena shkaktohet nga mungesa e qarkullimit normal të gja. kut në tru, kjo pasi ngushtimi i arterieve dhe venave bën që truri të mos furnizohet normalisht me gjak dhe oksigjen dhe kjo jep dhi mbje të kokës.
Arsyet e migrenës janë të shumta, por akoma nuk është vërtetuar shkaku i vërtetë dhe kura e saj.
Migrena është një sëmundje e trashëgueshme e mund të stimulohet nga ndryshimi i mënyrës së jetesës si: ndryshimi i ajrit, ujit dhe mënyra e të ushqyerit.
Ndryshimet hormonale shkaktojnë fillimin e dhi mbjes së kokës, prandaj një numër i madh individësh, që vuajnë nga migrena, janë femrat dhe adoleshentët.
Vaji i sinapit dhe vaji i mentes kanë efekte qetësuese dhe rregullojnë qarkullimin e gjakut që shkon në tru.
Pjesë shumë e rëndësishme është edhe mënyra e të ushqyerit, pasi sa më shëndetshëm të hani, aq më pak shfaqet migrena. Gjithashtu, gjumi është tepër i rëndësishëm, jo vetëm për mirëfunksionimin e trurit, por për gjithë organizmin.
Kur fillon dhimbja e kokës duhet të konsumoni sa më shumë lëngje, sidomos çajrat janë shumë të këshillueshme, pasi zgjerojnë enët e gja. kut, dhe veprojnë si qetësues natyral të trurit.
Një çaj shumë efektiv për dhi mbjet e kokës përgatitet kështu: në 2 litra ujë zieni 2 minuta 1 lugë mente, 1 lugë bar blete, 1 lugë borzilok, 1 lugë rozmarine, 1 lugë lule basani, 1 lugë mendër si dhe 1 lugë murriz lule ose frutë.
Konsumoni 3-4 gota çaj në ditët kur keni dhimbje koke.
Pas kësaj duhet të konsumoni 10-20 fije shafrani në ditë, pasi ky përmban antioksidantë të fuqishëm, grupin e vitaminave B1, B2 dhe B6 që janë ushqyes të trurit, dhe piko krocine dhe krocinine të cilat veprojnë si qetësues të trurit dhe largojnë radikalet e lira në organizëm.
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë…
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.…
Zjarri që përfshiu mbi shtatë fshatra në Gramsh ka nxjerrë nga shtëpitë qindra banorë, të cilët iu kërkua të evakuohen…
Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga traditat…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shpërndau një mesazh për situatën kritike, të krijuar nga zjarret në vend. Kreu i shtetit…
Harta e zonave të përfshira nga zjarret në rrethin e Gramshit po zgjerohet më tej, teksa era po favorizon përhapjen…