lifestyle

Yjet parashikojnë surpriza: 3 shenjat e Horoskopit që i pret një shkurt i magjishëm

Nisja e vitit 2022 ishte shumë i vështirë për shumë prej nesh për shkak të pandemisë, por edhe motit të ftohtë. Gjithsesi yjet premtojnë që për të paktën tre shenja të zodiakut shkurti do të jetë mjaft i mirë.

Luani: Muaji që vjen do të bëjë që Luanët të ndihen si asnjë person tjetër. Gjithçka që ju ka shqetësuar do i përkasë të shkuarës dhe do të kuptoni se gjërat për të cilat keni luftuar gjithë jetën nuk do keni nevojë të luftoni më. Nëse keni hequr dorë nga duhani ose jeni ndarë nga një person nuk duhet të vazhdoni të shikoni mbrapa. Është koha për të ecur përpara veçanërisht në mes të muajit kur mund të bini në dashuri ose të çoni marrëdhënien tuaj në një nivel tjetër. Në fund të fundit, keni rastin më të mirë pasi Shën Valentini po vjen.

Ujori: Nga fillimi i muajit do të ndiheni më optimistë dhe më të shëndetshëm. Hëna e re në ujor do t’iu mirëpresë në një botë plot shpresë dhe do të shikoni teksa ëndrrat tuaja realizohen dalëngadalë. Aspekti i dashurisë do të jetë plot pasion. Hëna e plotë në ujor do ju motivojë që deri në datën 16 të muajit të ndiqni një ëndërr që keni dashur gjithmonë ta arrini. Dhe suksesi është në dorën tuaj për sa kohë ju e kërkoni atë. Edhe mosmarrëveshjet që do të keni këtë muaj do shoqërohen me mësime të vlefshme, ndërsa energjia negative e tyre do kalojë pa ju prekur.

Peshqit: Diçka mbresëlënëse do ju ndodhë këtë muaj. Do të jeni përballë një prove ku duhet të reagoni shpejt dhe instinktivisht. Lajm i mirë është se instinktet tuaja janë aq perceptuese saqë do të zgjidhni rrugën e duhur pa një mendim të dytë. Sepse në shkurt do të jeni gjithmonë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Kjo do të thotë që ju do të keni mundësi për të arritur qëllimet që i keni vendosur vetes. Do të shëroni plagët e vjetra, do të kapërceni vështirësitë e të shkuarës dhe me pak përpjekje do të shkëlqeni. Romancat e vogla do të zhvillohen me gjeste shumë domethënëse.

të fundit

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 23 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.8 lekë. Euro, blihet me 96.4…

13 minutes ago

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën 26-vjeçari

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:55, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”,…

35 minutes ago

Parashikimi i motit 23 Shtator 2025, temperatura deri në 33°C

Ditën e sotme në vendin tonë, gjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në…

46 minutes ago

“Nuk duhen as 33 ditë që të zgjidhet puna e non gratës”, Kujtim Gjuzi i bën ofertën Berishës për ta kandiduar për kryetar bashkie

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se nëse Berisha e kandidon për…

8 hours ago

Horoskopi 23 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dashuria: Sot ju do të përjetoni një situatë të çekuilibruar, vëmendje ndaj ndryshimeve të humorit. Do të keni çdo…

8 hours ago

Ousmane Dembele fiton “Topin e Artë” 2025, mposht në duel direkt talentin Lamine Yamal

Ousmane Dembele ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2025. Sulmuesi francez mposhti në garë direkte talentin e Barcelonës, Lamine…

9 hours ago