Categories: lifestyle

Xhonglon në trafikun e Tiranës, kolumbiani: Nuk dija ku ishit në hartë, më pëlqen edhe rakia

Alejandro Quintero Parra është një artist rruge nga Bogota e Kolumbisë, i cili prej një muaji jeton në Tiranë. Ai është xhongler dhe performon në vende të ndryshme të kryeqytetit, një prej të cilave parku i liqenit artificial në Tiranë. I ftuar në ‘Abc e Pasdites’ Alejandro tregoi arsyet e ardhjes në Ballkan, dhe si u gjend në vendin tonë.

“Në fakt nuk e dija ekzistencën e Shqipërisë. Por ishte diçka shumë e këndshme, sepse kur fillova të udhëtoj dhe mësova shumë gjëra. Dhe tani e di shumë mirë ekzistencën e Shqipërisë.” – shprehu artisti.

Por kjo nuk është vizita e tij e parë në Shqipëri. Alejandro e ka vizituar Tiranën në Mars të 2019-s dhe sipas tij, është dashuruar me natyrën dhe njerëzit.

“Këtu kam gjetur njerëz shumë të mirë, shumë të bukur. Ata të japin dashuri. Kur ti krijon shoqëri këtu në Shqipëri, të bëhenn si familje. Të ftojnë në shtëpi e tyre. Po, nuk kuptoj shumë fjalë por ndihem si në shtëpi. Më pëlqen rakia shumë” – tha ai për Abc News Albania.

I zhvendosur në anën tjetër të botës, Parra tregoi se mes Kolumbisë dhe Shqipërisë, aq sa ka ndryshime ka dhe ngjashmëri.

“Ka shumë ngjashmëri, por për shkak të historisë, përshembull mund të shohësh të kaluarën me njerëzit indigjenë, dhe kjo është totalisht ndryshe. Por në aspektin ekonomik ka shumë ngjashmëri.”

 

të fundit

Juventus i fiksuar me “Messin e Kosovës”, pritet të zëvendësojë Nico Gonzalez

Pas një dëmtimi në ije që e mbajti disi larg qendrës së merkatos, Edon Zhegrova, është rikthyer fuqishëm në vëmendje.…

14 minutes ago

E rëndë/ Deputeti 30-vjeçar ndërron jetë brenda në ambientet e Parlamentit, dyshohet për… (EMRI+FOTO)

Ditën e sotme, Finlanda është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të deputetit të ri Eemeli Peltonen, i cili…

55 minutes ago

Aksident në aksin Fier–Patos, mbeten të plagosur tre persona

Ditën e sotme rreth orës 13:30, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Fier–Patos. Sipas informacioneve policore, automjeti që…

1 hour ago

Sali Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, i cili ka miratuar për veten një pension të…

1 hour ago

Jennifer. Brad. Angelina. Dhe drama nuk u mbyll kurrë

Thuhet se nëse ulesh pranë lumit dhe pret gjatë, do të shohësh trupat e armiqve të tu të kalojnë. Nuk…

1 hour ago

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamje të reja: Zgjedhësit votojnë disa herë, të gjitha shkeljet i dërgojmë tek ndërkombëtarët

Ditën e sotme, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar të tjera pamje nga…

2 hours ago