Categories: lifestyle

Xhinset e viteve ’90 janë rikthyer në pranverë – verë 2021, por a jemi gati për t’i veshur?

Kur bëhet fjalë për trendet, asnjëherë nuk diskutojmë për ndonjë gjë tjetër më shumë sesa për xhinset. Kjo ndoshta buron edhe nga fakti se të gjithë ne u kushtojmë rëndësi shumë xhinseve që veshim, por edhe nga fakti që pothuaj të gjithë e kemi veshjen e menjëhershme të çdo sezoni.

Megjithatë, shumë prej vajzave të njohura të modës ndjekin me shumë interes modelet që propozohen në çdo fillim sezoni, ashtu si tani, kur trendi pranverë–verë 2021 ka nisur të shihet gjithandej. Natyrisht, vëmendja është përkushtuar edhe te xhinset; prerja, gjatësia, ngjyra – kështu që tema e xhinseve ndez gjithmonë debate.

Të lidhura

None found

Vite më parë, industria e modës ishte e ndarë në dysh sa u përket xhinseve: nëse ktheheni pas në kohë, do të kujtoni se shumë prej nesh gati-gati u tronditën kur markat e njohura filluan të propozonin xhinset e ngushta, ato që të gjithë i njohin si “skinny jeans”. Po a “kanë vdekur” ato vërtet?

Tani duhet t’ju paralajmërojmë se do të diskutojmë një tjetër trend të xhinseve që po rikthehet nga vitet ’90 në 2021: xhinset ‘boot-cut’. Modeli që shfaqjen e parë e ka pasur në vitet ’90, tashmë është rikthyer, madje për një pjesë të mirë të zonjave, është rikthyer me shumë nostalgji.

Mbase ndonjë prej jush mendon se nuk mund të “futet” dot në to, por mos u shqetësoni. Nëse ka diçka që e kaluara na e ka mësuar mirë, është fakti që çdo model, para se të dominojë në industrinë e modës (si shumica e stileve të xhinseve) konsiderohet i diskutueshëm përpara se të pranohet gjerësisht – madje edhe në rastet kur këto modele bëhen të adhurueshme.

Pra, a janë xhinset ‘boot-cut’ dominuese në pranverë–verë 2021? A kemi të drejtë të mendohemi para se t’i shtojmë edhe një herë në gardërobën tonë?

Donna Ida, themeluese e markës xhins “Donna Ida”, jep këtë përgjigje e pyetur për këtë model xhinsesh: “Pa dyshim që ky vit do të eksperimentojë me modele të ndryshme xhinsesh. Ne i propozuam modelet ‘boot-cut’ në mes të vitit 2020, pas suksesit të modelit ‘të drejtë’ dhe atij ‘me këmbë të gjera’. Të dyja fluturuan nga raftet, madje edhe mes gjithçkaje që po ndodhte (situata e pandemisë). Kishte një etje të pamohueshme për xhinset ‘boot-cut’ përsëri dhe kjo është arsyeja pse vendosëm t’i risjellim edhe këtë sezon pranverë – verë 2021.”

të fundit

Arrestohen dy persona në Gostivar, policia sekuestron kokainë dhe marihuanë

Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…

5 seconds ago

Ngjarje e rëndë në Kosovë, 27-vjeçari dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një banesë

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë…

5 minutes ago

Kina bllokon transmetimet e La Ligës pas polemikës me Mbappen

Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…

9 minutes ago

BMW i3 i ri hyn në epokën elektrike me mbi 800 kilometra autonomi: A do të fitojë besimin e skeptikëve?

BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…

14 minutes ago

WhatsApp prezanton katër risi për grupet: Nga mesazhet e fiksuara pa afat te filtri i përmendjeve

WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…

14 minutes ago

Osmani: Sistemi gjyqësor nuk mori asnjë masë ndaj gjyqtarëve pas letrës së Arlinda Zekajt

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…

15 minutes ago