lifestyle

Vuani nga diarreja? Mjekja Albana Daka zbulon zakonin e gabuar që është shkaku kryesor: Ushqimet që duhet të ndaloni

Mjekja nutricioniste, Albana Daka foli sot në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” në emisionin e mëngjesit për regjimin ushqimor që duhet të kenë parasysh personat që vuajnë nga diarreja. Dr. Albana theksoi se në pjesën më të madhe të rasteve, diarreja vjen si pasojë e një problemi në traktin tretës. Sipas mjekes, diarreja mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial apo nga intoleranca ndaj ushqimeve.

“Diarretë ndahen në dy lloje, akute dhe kronike. Diarre akute janë ata që janë infektive që vijnë nga infeksionet e ndryshme, virusale, bakteriale apo mykrat. Fillon, ndalon dhe fillon sërish deri në dy javë. Ata që janë problematike janë diarretë kronike që fillojnë mbi katër javë dhe mbi katër herë në ditë. Alternohen më pas me diarre rekurente, që vazhdon një kohë, ndërpriten dhe vazhdojnë sërish më pas.

Të lidhura

None found

Mund të vijojnë dhe me vite. Thuhet se janë nga baktere të ndryshme dhe fillohet terapi me antibiotikë. Kjo agravon me diarre. Në 90 përqind të rasteve, diarreja vjen nga mosfunksionimi i traktit tretës. Këtu futet sindromi i kolonit të irritueshëm, sëmundjet inflamatore por vjen nga intoleranca nga gluteni apo kur kemi dhe celiaki, problematika gjenetike për tretjen e glutenit dhe intoleranca nga laktoza.”, theksoi Dr. Albana.

Mjekja tha gjithashtu se një problem që e bëjnë të gjithë por që acaron këtë problematikë është përdorimi pa kriter i antibiotikëve.

“Merret një historik i detajuar i shfaqjes së diarresë nga fillimi dhe operohet në dy fusha. E para, korrigjimi i regjimit ushqimor. Shihet nëse kemi një prani të intolerancës ushqimore, nga gluteni apo laktoza. E dyta, është fillimi i trajtimit me probiotikë për ta furnizuar traktin tretës me aktorët kryesorë që bën tretjen.

Punojmë në paralel me regjimin ushqimor dhe trajtojmë zorrën me probiotikë. Pas përcaktimit të problematikës që ka shkaktuar diarrenë apo që e ka potencuar, sepse diarreja fillon dhe pas një terapie me antibioptikë që shkatërrojnë florën e zorrës dhe nëse i mbivendoset një kequshqyerje, diarreja vazhdon. Nëse lihet për vite me këto episode diarreje dhe organizmi nuk merr elementet si vitaminat dhe mineralet, nuk zhvillon proceset e veta në mënyrën e duhur.

Në këto raste kemi humbje nga pesha, fillimin e një anemie serioze, ulje të vitaminave dhe një sistem imunitar shumë të dobët.”

Çfarë duhet të hanë?

“Fibrat që vijnë nga perimet dhe frutat janë shumë të mira por në stadet e para janë të vështira për t’u tretur nga zorra. Duhet një regjim me sa më pak perime dhe me ushqime sa më të ngurta. Parapëlqehet patatja, karota, kungulli dhe jo shumë perimet me gjethe. Frutat duhet t’u heqim lëkurën, përdorim bananen sidomos gjatë stadit të parë dhe mollën në formë pureje. Buka duhet të merret e bardhë dhe jo integrale. Përdoret orizi i bardhë. Pra, ushqime të forta derisa zorra të fillojë që të funksionojë korrekt”, theksoi Daka duke shtuar se duhen shmangur pijet alkoolike, të gazuara dhe ushqimet e procesuara.

të fundit

Karoglan beson te reagimi i Partizanit: E dimë çfarë duhet të bëjmë, ndeshjen tjetër e fitojmë

Mislav KaroglanU parashikua që Partizani të bënte “autokritikë” pas humbjes në derbi karshi Vorës, por nuk ndodhi kështu [...]Read More...

56 seconds ago

Shkup, arrestohen dy shtetas turq për sulm ndaj dy bashkëkombësve, në kërkim bashkëpunëtori i tretë

Dy shtetas turq janë ndaluar, ndërsa policia është në kërkim të një personi tjetër nën dyshimin se ka tentuar të…

11 minutes ago

Drone footage/Massive turnout!

Pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen e lartë në protestën studentore që prej gjashtë ditësh po zhvillohet në kryeqytet. Pavarësisht tensioneve…

12 minutes ago

Protesters attack the Socialist Party headquarters with stones as police respond with tear gas and water cannons

Ditën e sotme, tensionohet situata, protestuesit sulmojnë me gurë selinë e PS në këto momente. Të rinjtë arritën të kalonin…

12 minutes ago

Parties should be dissolved / Protester: A police officer earns 700,000 lekë, less than Belinda Balluku’s bidet is worth

Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se…

13 minutes ago

He was shopping for home/ Surrounded by five officers while carrying milk and oranges (VIDEO)

Mesditën e sotme, është regjistruar një moment i pazakontë në protestë, ku një qytetar është rrethuar nga pesë efektivë policie,…

13 minutes ago