Gjyshërit dhe vjehërrit janë të njohur për prirjen e tyre për të ndërhyrë në edukimin e nipërve ndoshta më shumë seç duhet. Por sjellja e një vjehrre me të vërtetë tronditi një nënë të re, duke e detyruar atë ta ndalonte të kishte kontakt me mbesën e saj.
Konkretisht, siç përshkroi nëna në Reddit, ajo shpoi veshët e së bijës pa lejen e saj:
None found
“Burri im vjen nga një kulturë ku nuk është e pazakontë që vajzave t’u shpohen veshët kur janë ende foshnje. Nëna e tij filloi të këmbëngulte që t’i shponim veshët vajzës sonë vetëm disa ditë pasi lindi. E bëra të qartë se nuk do ta bëja dhe se do të prisja derisa ajo të mbushej mjaftueshëm për ta kërkuar vetë nëse donte.”
Por gjyshja me sa duket nuk u pengua nga refuzimi i saj dhe gjithsesi i shpoi veshët vajzës gjatë një pune kujdestarie në fundjavë.
“ Kur e pashë, u tremba ”, thotë nëna, e cila shton se foshnja “po qante aq shumë nga dhimbja ”, saqë shkuan te mjeku për të pyetur nëse duhet të hiqte vathët, ai e bëri menjëherë. Në atë moment vendosa që vjehrra ime dhe kushdo në familjen e burrit tim nuk do të kishte më kurrë kontakt me vajzën time pa qenë unë e pranishme .”
Megjithatë, ajo bëri një përjashtim për kunatën e saj, e cila qartazi mori anën e saj në këtë rast, ashtu si edhe burri i saj.
Shumë përdorues të Reddit morën anën e saj, duke shkuar aq larg sa e cilësuan aktin e vjehrrës si “ barbar ” e “sulm të dhunshëm”.
Të tjerët mbajtën një qëndrim më të ftohtë, por menduan se në çdo rast nëna e re ka të drejtë:
“ Vjehrra jote ka treguar se i vendos dëshirat e saj mbi të tuat dhe të burrit tënd ”, komentoi në mënyrë karakteristike njëri. Disa, megjithatë, i sugjeruan asaj që të kishte një bisedë me vjehrrën e saj që ndoshta mund të përmirësonte marrëdhënien e tyre pas incidentit. Një marrëdhënie që gjithsesi kalon në prova të mëdha pas ardhjes së fëmijëve, sidomos kur ka edhe dallime kulturore.
Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…
Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…
Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike në bulevard. Disa demokratë kanë tentuar të largojnë…
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, tha më 7 nëntor se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën…
Me thirrjen “Me Arlindën përfundoni”, qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në qendër të Prishtinës në protestën gjithëkombëtare kundër vrasjes…
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe, nëse vendi përfshihet në këtë…