lifestyle

Viti i Ri dikur fillonte në mars – Fakte interesante mbi traditat e secilit shtet

Sipas Kalendarit Gregorian, dita e fundit e vitit është data 31 dhjetor.

Samoa dhe disa pjesë të Kiribatit janë ndër vendet e para që festojën ardhjen e Vitit të Ri, ndërsa ishujt Baker në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër të fundit.

Shumë kultura e festojnë Vitin e Ri në mënyra të ngjashme, ku mund të përmendim, darkën e Vitit të Ri dhe gatimet tradicionale, arritjet që secili duhet të përmbushë gjatë Vitit të Ri dhe sigurisht shijimi i spektaklit të fishekzjarreve.

Të dhënat e para të regjistruara për festimin e Vitit të Ri, datojnë në vitin 2000 para Lindjes së Krishtit në Mesopotami dhe kjo festë zhvillohej në periudhën e ekuinoksit pranveror, në mesin e muajit mars.

Sipas kalendarit të vjetër romak, 1 marsi ishte dita e parë e vitit dhe ai kalendar kishte vetëm 10 muaj.

Në vitin 1582, Kalendari Gregorian u ndryshua dhe 1 janari u bë dita e parë e vitit, duke i shtuar këtij kalendari edhe 2 muaj të tjerë, janarin dhe shkurtin. Që prej atij viti, pjesa më e madhe e shteteve në botë përdorin këtë kalendar.

Çdo vit mbi 1 milion njerëz mblidhen përpara sheshit “Time Square” në Nju Jork për të festuar natën e ndërrimit të viteve dhe për të parë spektaklin që zhvillohet aty.

Ndërsa për gjermanët, spektaklin e “Time Square” e zëvendëson, “Brandenburg Gate”, ku mblidhen një numër shumë i madh njerëzish për të festuar dhe për të parë spektaklin me fishekzjarre. Dollia e parë që ngrenë gjermanët gjatë ndërrimit të viteve është me verë të gazuar gjermane e njohur me emrin Sekt.

Festimet në Londër përqendrohen në orën e famshme Big Ben.

Ndërsa festimet më të mëdha ndodhin në Australi, në Sidnej ku 1.5 -2 milionë njerëz mblidhen në “Sydney Harbour”.

Ndër shpenzimet më të larta të natës së ndërrimit të viteve janë ato në Dubai, ku shifrat e shpenzuara vetëm për fishekzjaret e hedhura në Burj Khalifa arrijnë nivele shumë të larta.

Në mesnatën e 31 dhjetorit, në të gjithë tempujt budistë të Japonisë bien këmbanat 108 herë, si simbolikë për të kujtuar 108 mëkatet e njerëzve dhe për të larguar 108 dëshirat që të cojnë drejt këtyre mëkateve. Një prej atraksioneve më të mëdha është edhe këmbana Night në Tokio.

Meksikanët e festojën ardhjen e Vitit të Ri duke ngrënë 12 kokrra rrushi dhe duke shprehur 12 dëshira për secilin muaj.

Në disa qytete të tjera si Kolumbi, Kubë dhe Porto Riko, një traditë të vjetër vazhdon të praktikohet edhe në ditët e sotme. Atje njerëzit krijojnë një kukull të veshur me kujtime nga e kaluara dhe në mesnatë kjo kukull digjet duke i dhënë fund kujtimeve të këqija.

Në Antarktidë gjithmonë mbahet një festival i njohur me emrin “Icestock” në natën e ndërrimit të viteve.

të fundit

Apeli i GJKKO-së konfirmoi vendimin me 1 vit burg/ Edison Memolla pritet të vetë-dorëzohet nesër në Polici, Rrogozhina drejt zgjedhjeve të reja

Apeli i GJKKO konfirmoi sot dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili akuzohet për…

6 minutes ago

“Rama dhe Lubia i dërguan mesazh Evropës se drejtësinë nuk e njohim”, Berisha para Kryeministrisë: Qeveria po i pret vendit rrugën drejt BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe e pandehura Belinda Balluku, me mbledhjen e…

9 minutes ago

Luizi përballet me pyetjet për Efin dhe Kiarën: Big Brother-i im ka mbaruar

Tre banorët që u bënë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” gjatë Prime-t të së shtunës, zhvilluan ditën…

13 minutes ago

Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme: ‘Lëre gruan se nuk po të bën djalë’ i thoshin babait

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Baby G ka ndarë me banorët dhe publikun një rrëfim të ndjerë,…

45 minutes ago

GJKKO miraton kërkesën e SPAK dhe dërgon në gjyq Erion Veliajn, Klotilda Bushkan, Eman Abulen dhe biznesmenët e tjerë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka miratuar kërkesën e SPAK dhe ka vendosur dërgimin në…

1 hour ago

“Unë po luaj i vetëm, kam ardhur të fitoj!”, Luiz Ejlli i flet “pa doreza” Kristit:Ti nuk ia ke idenë kush është lojtar i mirë këtu

Në një bisedë të zhvilluar ditën e sotme mes Kristit dhe Luizit, ky i fundit i bën me dije banorit…

1 hour ago