Aktorja Jessica Biel, e cila kohët e fundit është marrë vazhdimisht me ushqimin në një mënyrë apo tjetër, thotë se është gati të udhëheqë një lëvizje të re që do të ndryshojë mënyrën se si jetojmë. Përmes një videoje të publikuar në llogarinë personale në TikTok, ylli 42-vjeçar i ka dhënë audiencës këshilla se si hahet në banjë, edhe pse në shtëpi ka dhoma për këtë qëllim.
Videoja është vazhdim i një deklarate tjetër të saj, nga dhjetori i kaluar, ku ajo tha se i pëlqente të hante në banjë.
Me humor, aktorja i tha audiencës së saj: “Faleminderit për të gjitha ato pyetje për ngrënien në dush. Jam emocionuar me interesin e të gjithëve. Unë dua të nis një lëvizje ku hamë në banjë. Mendoj se për njerëzit që bëjnë shumë gjëra së bashku, do të jetë një lehtësim në shumë mënyra. Mua më pëlqen të pi pak ose të ha një kafshatë dhe ta lë mënjanë. Pastaj futem të lahem, është e rëndësishme të mos laheni me sapun. Është shumë e thjeshtë, ju mund ta bëni. Mua më duket shumë e kënaqshme. E vetmja gjë e vështirë është kur përtypesh dhe duhet ta mbash gojën mbyllur. Përtypuni, mos e hapni gojën dhe shijoni procesin.”, thekson Biel në videon e saj dhe ne pyesim veten nëse ajo nuk ka kohë e lirë për të ngrënë në kuzhinë, dhomën e ngrënies ose dhomën e ndenjes. Ndoshta ajo do të na shpjegojë këtë në një video të ardhshme.
Ernest Muçi është shndërruar në simbol të futbollistit spektakolar dhe golave të mrekullueshëm në kampionatin turk, përveç rëndësisë sportive që…
Një automjet i cili ishte i parkuar, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Rrëshen. Bëhet me dije se…
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka akuzuar Bashkimin Evropian se dëshiron të zgjasë luftën në Ukrainë, duke argumentuar se vendet…
Juventus do të luajë kundër Napolit të dielën në orën 18:00, në një ndeshje e cila është e vlefshme për…
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në…
Në takimin e Foltores së radhës me të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat me kryetarin e PD, Sali Berisha, i…