lifestyle

Vetëm me një termometër të thjeshtë, si të bëni testin e tiroides në shtëpi

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë sepse është një nga gjëndrat endokrine përgjegjëse për prodhimin e hormoneve thelbësore për funksionimin e duhur të trupit.

Hormonet e tiroides janë përgjegjëse për kontrollin e ritmit të shumë aktiviteteve të zhvilluara nga trupi. Këto aktivitete përfshijnë që nga shpejtësia e djegjes së kalorive deri tek shpejtësia e rrahjeve të zemrës.

Të lidhura

None found

Problemet kryesore të mosfunksionimit të tiroides janë hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi.

Hipotiroidizmi mund të definohet si tiroide me funksion më të ngadaltë, me pasojë prodhimin e ulët ose mungesën e hormoneve. Simptomat kryesore janë lodhja, depresioni, shtimi në peshë dhe zbehja në fytyrë, kapsllëku dhe rritja e ndjeshmërisë ndaj të ftohtit.

Hipertiroidizmi është një rritje e aktivitetit të gjëndrës tiroide. Nervozizmi, pagjumësia dhe humbja e peshës janë simptomat më të zakonshme; Ky problem është më prezent tek gratë se sa tek burrat dhe në disa raste mund të dëmtojë fertilitetin ose të dëmtojë shtatzëninë. Ndër simptomat, është edhe një simptomë fizike shumë evidente; kush vuan nga hipertiroidizmi ka sy më të mëdhenj dhe më të hapur se zakonisht.

Sicc e kemi thënë, pjesa më e madhe e njerëzve nuk dyshon se ka probleme me tiroiden. Prandaj është e rëndësishme të mësoni të bëni një test si ky në shtëpi. Nuk zëvendëson punën mjekësore, por mund të vëreni nëse ka diccka anormale.

Ky test në shtëpi është rekomanduar nga Dr.Jacob Teitelbaum, mjek amerikan bashkëautor i librit Real Cause, Real Cure. E gjithë procedura është e thjeshtë dhe do të keni nevojë vetëm për një termometër.

Gjendra tiroide tregon normën metabolike të trupit dhe gjatë metabolizimit gjenerohet nxehtësi. Kështu, temperatura e trupit mund të tregojë indicie për funksionin e kësaj gjëndre. Termometri më i mirë për këtë autotestim është mërkuri, prandaj ju duhet një termometër me zhivë.

Si fillim, tundni mirë termometrin që temperatura të mos lexojë më shumë se 35 gradë Celsius. Shkoni të flini dhe lëreni termometrin pranë shtratit tuaj. Kur të zgjoheni, gjëja e parë që duhet të bëni është ta vendosni në sqetull. Mbajeni aty për 10 minuta.

Bëjeni këtë para se të ngriheni nga shtrati, të hani, të pini, ose të bëni aktivitete të tjera (as të flisni). Është shumë e rëndësishme të ndiqni këto udhëtime sepse do të masni temperaturën më të ulët gjatë ditës, që është e lidhur me funksionin e gjëndrës tiroide.

Pas dhjetë minutash, hiqni termometrin për të parë temperaturën. Nëse ajo shënon mes 36.5 gradë Celsius dhe 36.8 gradë Celsius, tiroidja funksionon normalisht.

Nëse kjo temperaturë është poshtë 36.5 gradë Celsius, gjëndra juaj tiroide funksionon ngadalë. Nëse shënon mbi 36.8 gradë Celsius, funksionon shpejt (në rast se nuk keni një infeksion në trup).

Për të qenë të sigurt, përsëriteni testin katër ditë rresht. Nëse këto parametra janë njësoj, lini takim me mjekun.

Për gratë me menstruacione, testi duhet të bëhet ditën e dytë, të tretë dhe të katërt të ciklit menstrual. Arsyeja është sepse gjatë ovulacionit, temperatura ka një rritje dhe rezultati mund të jetë fals.

të fundit

Aksident i rëndë në Durrës/ Humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.…

3 minutes ago

VIDEO/ Studentët e refuzojnë dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama i fton sërish në dialog, nxjerr para kryeministrisë tavolinën prej guri

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të mërkurë thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë…

4 minutes ago

Barcelona në pritje të përgjigjes për Rodrin para derbit me Atletico Madridin

Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar…

10 minutes ago

Drita pret sot Prishtinën në takimin e prapambetur të xhiros së dytë

Drita dhe Prishtina do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e mbetur të vlefshme për xhiron e…

22 minutes ago

Sekuestrohen 37 kilogramë heroinë në operacion kundër një grupi kriminal ndërkombëtar, pesë të arrestuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…

23 minutes ago

Nëntë sfida sonte në Ligën e Kampionëve, Real Madridi dhe Liverpooli kërkojnë të ruajnë ecurinë perfekte

Liga e Kampionëve vazhdon sonte (e mërkurë) me nëntë ndeshje të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në…

28 minutes ago