lifestyle

Vetëm me kastravec dhe hudhër, sallata që ul kolesterolin dhe sëmundjen tjetër të përhapur

Sipas Shoqatës Amerikanë të Shëndetit të Zemrës çdo vit e më shumë po shtohen rastet e personave të prekur nga hipertensioni. Përveç mjekimeve, një rol të rëndësishëm luan dhe ushqimi që konsumoni në parandalimin apo trajtimin e kësaj sëmundjeje. Hipertensioni tanimë ka filluar të shfaqet që në moshë të re, diçka që para dy dekadave ishte ende e pamenduar.

Duke qenë se ndikon drejtpërdrejt tek qarkullimi i gjakut kjo sëmundje bëhet shkak dhe i problemeve të tjera shëndetësore. Më të shpeshtat janë: ataku në zemër, demenca, iskemia, humbje shikimi, probleme me memorien dhe shumë të tjera.

Të lidhura

None found

Çfarë mund të bëni për ta parandaluar apo menaxhuar këtë problem?
Hapi i parë dhe më i rëndësishmi është gjithmonë konsulta me mjekun. Por ajo që mund të bëni në shtëpi është që të përmirësoni dietën tuaj. Siç e dini ka shumë ushqime të cilat arrijnë të përmirësojnë shëndetin e organizmit tonë në përgjithësi.

Grupe të veçanta ushqimesh mund të përdoren në formën e trajtimeve të cilat mund të sjellin një përmirësim të gjendjes së organizmit. Në rastin e hipertensionit dy nga produktet më të shëndetshme janë pikërisht kastraveci dhe hudhra.

Kastraveci njihet për vetitë e tij hidratuese, por është kaliumi dhe fibra që përmban ky produkt që ndihmojnë me hipertensionin. Kaliumi ndihmon të balanconi sasinë e kripës që përthith trupi juaj, duke luftuar kështu krijimin e arteriosklerozës.

Nga ana tjetër fibra arrin të ulë nivelet e kolesterolit të lartë si dhe rregullon qarkullimin e gjakut. Për sa i përket hudhrës, ajo tashmë e ka vërtetuar aftësinë e saj shëruese në lidhje me problemet e tensionit të lartë.

Të gjitha fuqitë e saj mirëbërëse lidhen me alicinën që gjendet tek hudhra – transmeton AgroWeb. Nëse doni një kombinim ushqimor që dhe të jetë i shijshëm por edhe të jetë vlera për shëndetin tuaj, ky është ai.

Sallata me kastravec dhe hudhër

Përbërësit

2-3 lugë gjelle me ujë
1 kastravec
3 thelpinj hudhër
Gjysmë luge gjelle me uthull molle

Përgatitja

Si fillim qëroni dhe shtypni hudhrën. Lani kastravecin, dhe bashkë me lëkurë priteni në copa të vogla. Përziejeni kastravecin dhe hudhrën e shtypur në një tas të madh.

Më pas shtoni ujin dhe uthullën e mollës dhe përziejeni përsëri. Nëse dëshironi mund t’i shtoni disa gjethe mente. Mund ta konsumoni duke shoqëruar vaktin e drekës./telegraf.com/

të fundit

Los Rugrats”, fraksioni i frikshëm i kartelit Sinaloa/ Si brezi Gen Z i krimit po ekspozon dhunën dhe luksin në rrjetet sociale

Emri “Los Rugrats” mund të tingëllojë si diçka e pafajshme, por pas tij fshihet një grup i dyshuar kriminal, i…

9 seconds ago

Gazetari zbulon vendimin e Juventusit për Edon Zhegrovën: kosovari e ka përjetuar rëndë përjashtimin

Situata e Edon Zhegrovës te Juventusi duket se është vendosur, ndërsa trajneri Luciano Spalletti nuk është një admirues i madh…

6 minutes ago

Izolohet zjarri në Mallunxë, flakët përhapen në Ulëz dhe kërcënojnë banesa e mbi 200 koshere bletësh

Pas tri ditësh lufte intensive me flakët, strukturat e mbrojtjes civile, forcat e armatosura dhe zjarrfikësit kanë bërë të mundur…

20 minutes ago

Qarri kërkon hetim ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së, Dili bën thirrje për kompromis institucional

Qëndrimi i gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj procesit të zgjedhjes së Presidentit ka nxitur reagime të forta, por edhe thirrje…

24 minutes ago

SDSM: Klekovski and Mickoski are failing to manage the West Nile fever crisis

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka reaguar lidhur me rritjen e numrit të të prekurve nga ethet e Nilit Perëndimor, duke…

24 minutes ago

Nis Kategoria e Parë, në fushë gjashtë skuadra mes tyre Pogradeci dhe Bylisi

Iliria - PogradeciSot prej orës 16:00, ka nisur sezoni i ri në Kategorinë e Parë, ndërsa kanë zbritur në fushë…

24 minutes ago