lifestyle

Vera është “pas dere”, mjeku popullor: Fruti jo i zakonshëm për shqiptarët që ju dobëson

Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka treguar disa mënyra për tu dobësuar në “ABC e Mëngjesit”. Ai është ndalur konkretisht te ato më të thjeshtat, të cilat mund të rekomandohen dhe zbatohen nga kushdo.

“Ka shumë rëndësi që ne të përdorim lëngje frutash, çajra dhe kombinime të tyre për të humbur në peshë. Fillojmë me uthullën e mollës së egër, e cila është një gjë shumë e rëndësishme që nuk na jep efekte anësore dhe përsa i përket uthullës së mollës së egër ne mund ta konsumojmë atë në ndonjë sallatë, por mund ta konsumojnë edhe thjeshtë duke e pirë. Ose për ata që kanë probleme me stomak, mund ta tresim në gjysmë litri ujë dhe ta pimë si ujë, është jashtëzakonisht i mirë, sepse ndikon për luftimin e kolesterolit.

Një kurë mjaft e mirë dhe resultative është selinoja bashkë me xhinxher, po t’i shtojmë edhe pak lëngë limoni është një gjë shumë e mirë dhe kjo gjë duhet marrë në mëngjes. Kjo duhet marrë gjysmë ore përpara buke. Mund ta përsërisim edhe në darkë, por mirë është që të mos abuzojmë, pasi krijojnë ambient tepër acid në stomak, nga njëra anë na humbin peshën, por na krijojnë çrregullime të tjera.

Nga ana tjetër, çfarëdo lloj çaji që përdorim po t’i shtojmë pak xhinxher ndikojnë në uljen e peshës. Kur pijmë një çaj kamomili, një çaj mali ose një çaj lule blini dhe në të shtojmë pak xhinxher është një gjë shumë e mirë. Një gjë tjetër që ne mund ta përdorim është edhe qitro. Ne e presim në mes, jo sipas thelave, e marrim gjysmën e saj dhe hedhim pak mjaltë sipër dhe e hamë me lugë. Ngrënia e një/dy qitrove në ditë na ndihmojnë shumë për humbjen në peshë”, u shpreh Gjeta.

të fundit

Banorë të Iranit dhe Izraelit rrëfejnë jetën mes raketave dhe shpërthimeve: Kur qëndron në këtë gjendje bëhesh i pashpresë

Me gjithë luftimet e vazhdueshme me Izraelin, raftet në shumë supermarkete në Teheran, vazhdojnë të jenë të mbushura me furnizime.…

24 minutes ago

Bien shtrimet e përgjithshme në spitale për janar-prill, shtohen rastet në kardiologji

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitale për janar-prill 2025 ka rënë me 1% krahasuar me të njëjtën…

39 minutes ago

Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

Alesandro, turist nga Italia, duke dalë nga një supermarket në Tiranë. I pyetur për çmimet, ai shprehet disi i zhgënjyer,…

1 hour ago

Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.5 lekë dhe shitet me 85.5 lekë. Euro, blihet me 97.5…

2 hours ago

Parashikimi i motit 19 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme vendi ynë, në pjesën e parë të ditës do të mbizotërohet nga intervalet e gjata me diell…

2 hours ago