lifestyle

Vajza që ka udhëtuar çdo shtet të botës e vetme rrëfen ku nuk do të kthehej më kurrë

Jessica Nabongo është një nga gratë e para me ngjyrë që ka vizituar 195 vendet e botës, një arritje që e përmbylli në vitin 2019, në moshën 35-vjeçare, kur mbërriti në Seychelles. Ajo ka udhëtuar në 296 aeroporte në 11 vitet e fundit dhe është kthyer në një eksperte të vërtetë të udhëtimeve, nga mbledhja e pikëve të fluturimeve e deri te menaxhimi i valixheve dhe udhëtimi si një banor lokal.

E rritur nga prindër që e donin udhëtimin dhe pas 20 vitesh duke jetuar në vende të ndryshme, Nabongo e ktheu këtë stil jete në misionin e saj. Blogu i saj The Catch Me If You Can është dëshmi e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm përmes botës dhe kulturave të sa.

Një nga vendet ku do të kthehej me shumë dëshirë është Butani. Sipas saj, ky shtet në Himalaje ka arritur të ruajë thelbin e kulturës së vet për shkak se nuk është pushtuar kurrë. “Në një botë kaq të globalizuar, ata kanë ruajtur autenticitetin e tyre. Respekti për kulturën është real dhe i rrallë,” shpjegon Nabongo.

Por nuk ka qenë çdo udhëtim pozitiv. Ka një vend që ajo nuk do ta vizitojë më kurrë – India. “Kam biseduar me shumë gra që kanë udhëtuar vetëm në Indi dhe ndonëse janë ndjerë në siklet, sërish kanë udhëtuar atje. Unë nuk ndihesha rehat në Delhi. Në Udaipur ndihesha më mirë, por Delhi vetëm për një grua – jo, nuk më intereson,” tregon ajo me sinqeritet.

Ajo që e shtyn të udhëtojë është dëshira për të parë se sa të ngjashëm janë njerëzit, pavarësisht ndryshimeve. “Kam shumë besim tek të panjohurit. Besoj se mund të udhëtosh i vetëm kudo,” shprehet ajo për National Geographic.

Vendi më ekstrem që ka vizituar? Sudani i Jugut. Edhe pse ambasada amerikane e kishte paralajmëruar të mos shkonte, dhe një diplomat i tha se ishte tepër e rrezikshme, ajo vendosi të shkojë. “Asnjë vend nuk është plotësisht i sigurt dhe asnjë nuk është plotësisht i pasigurt. Unë kërkoj njerëzillëk, kërkoj dashuri. Prandaj shkova gjithsesi,” përfundon Nabongo.

të fundit

Pas 60 vitesh, një president sirian do mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjith

Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa do mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Fjalimi i cili pritet të…

10 minutes ago

Sezoni i Virgjëreshës: Energjitë dhe mundësitë që na presin

Muaji i fundit i verës sjell një spektakël të plotë yjor. Nga retrogradet tek eklipset, gjithçka na shtyn të forcojmë…

13 minutes ago

Artistët pro çështjes palestineze: Bienalja e Venecias të tërheqë ftesat për Gal Gadot dhe Gerard Butler

Një grup i madh artistësh kanë bërë një thirrje të qartë për të tërhequr ftesën për aktorin dhe producentin skocez,…

15 minutes ago

Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur…

20 minutes ago

Tragjedia në Sarandë/ Dy motrat u morën leje prindërve për të pirë kafe dhe kërkuan të merrnin vëllain e vogël, gjyshja i paralajmëroi të mos dilnin: Kam parë ëndërr të keqe

Familja Dhimaku në Delvinë ka hapur sot dyert e mortit pasi dy motrat Elvisa dhe Rozina, përkatësisht 22 dhe 20…

34 minutes ago

Shefi i ushtrisë izraelite – Netanyahut: Ekziston një marrëveshje në tryezë për pengjet, duhet ta pranojmë

Shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir ka rritur tonin e paralajmërimeve të tij në lidhje me planin për të marrë…

40 minutes ago